Përplasje tjetër në Kuvend, seanca ndërpritet përsëri, Bardhi nuk pranon të dalë nga salla pas përjashtimit

Seanca e Kuvendit rinisi pas masës së përjashtimit të kreut të grupit ë PD, Gazment Bardhi dhe pushimit prej 5 minuta që kërkoi kreu i grupit të PS, taulant Balla.
Por tensionet mbetën përsëri aty.
Shkak ishte refuzimi i deputetit Bardhi për të lënë sallën e Kuvendit. Peleshi insistoi të zbatohej masa e dhënë ndaj ligjvënësit, por ky i fundit nga veni vijonte të kundërshtonte dhe akuzonte kryeparlamentarin për shkelje të rregullores, ligjit dhe Kushtetutës.
“Zoti Bardhi, ju kërkoj të dilni nga salla. Seanca nuk ka filluar, duhet që zoti Bardhi të dalë pasi është përjashtuar…”, tha Peleshi mes të tjerash në fjalën e tij të nisjes.
“Nuk dal, keni shkelur rregulloren, s’po lejoni deputetët që të flasin”, tha ai mes të tjerash nga vendi.
Edhe kolegët e opozitës e mbështetën teksa iu drejtuan Peleshit për moszbatim të rregullores.
Dhe në këtë situatë të tensionuar, Peleshi njoftoi përsëri ndërprerjen derisa Bardhi të linte sallën.
“Seanca nuk ka filluar ende, nis vetëm kur të dalë zoti Bardhi. Atëherë në këto kushte, meqë zoti Bardhi nuk del, seanca ndërpritet dhe rifillon vetëm pasi zoti Bardhi të lërë sallën e Kuvendit”, tha Peleshi.
Po ndodh...
ide
Ti nuk lexon
Po në Rinas, ku ishte policia, znj. Koçiu?!
“La vita e Bela” për mediat e Tiranës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
