Përpjekjet e dëshpëruara për të shpëtuar Ramën dhe një akuzë për Berishën

3 Shkurt 2023, 00:13 / POLITIKË ALFA PRESS

Përpjekjet e dëshpëruara për të shpëtuar

Mbrëmjen e kësaj të enjteje në të gjitha emisionet politike kryesore pati një aksion të jashtëzakonshëm politiko-mediatik, për ta mbështjellë me sa më shumë tymnajë skandalin, "Rama-McGonigal".

Kryeministri i cili ju fsheh turpshëm interpelancës së iniciuar nga PD zyrtare, përdori sërish Sali Berishën, për të justifikuar shmangjen kushtetuese. "Nuk mund té shkoja në një parlament si kopsht zoologjik", tha ai duke ju referua skenave të stisura teatrale të vetë Berishës dhe grupit të tij, të cilët në vend të ndjekin rrugën e duhur institucionale, shkatërrojnë dhe bllokojnë çdo gjë duke i dhënë oksigjen dhe alibi Edi Ramës.

Por pavarësisht kësaj ajo që ra në sy gjatë vetëmbrojtjes së Ramës personalish në daljet televizive, por edhe nga të dërguarit e tij nëpër studio, ishte alibia se gjithçka që dinin për hetimin në SHBA për të shkatëruar PD dhe Lulzim Bashën, buronte vetëm nga shkrimet e BIRN Albania dhe "Mather Jones"
Ermonela Felaj te emisioni i Erla Mëhillit "Now": Për herë të parë akuza u ngritën në 22 nëntor nga BIRN e më pas nga Mother Jones!


Gënjen sepse të vërtetën e tregon, aktpadia e depozituar në gjykatën e Uashingtonit:

1- Sipas dokumentit të akuzës, më 9 shtator në vitin 2017, i pandehuri McGonigal, u takua me kryeministrin shqiptar [Edi Rama] dhe me Personin B [Dorian Duçka].

2- Më 19 nëntor i pandehuri McGonigal takohet me Personin B - Duçka për darkë.
3- më 20 nëntor takohet me kryeminsitrin”, sipas akt-padisë.

Takimi është kryer dy ditë para 22 nëntorit, pra kur u publikua artikulli tek BIRN.

4- Menjëherë pas kthimit nga Shqipëria, më 25 nëntor, McGonigal informon Prokurorin e Departamentit të Drejtësisë, për një hetim të mundshëm kriminal për një shtetas amerikan, që ishte regjistruar për të bërë lobizëm “për një parti që nuk ishte e kryeministrit Rama”. Sipas akt-padisë, më herët McGonigal kishte marrë informacion për këtë lobist nga Personi B.

Është fare e qartë çfarë ka ndodhur dhe kush e ka stisur gjithë historinë.

Për të vijuar më tej:

5- Në dhjetor të vitit 2017 McGonigal është takuar në Uashington me personin A dhe zyrtarë të qeverisë shqiptare dhe në Nju Jork me Personin A dhe kryeministrin Rama.

6- Më 4 janar 2018, sipas akt-akuzës, McGonigal mori informacion për lobistin amerikan nga Personi A dhe të nesërmen ia dërgoi informacionin një agjenti tjetër të zyrës së FBI-së në Nju Jork.

7- Më 22 janar ai mori përsëri informacion nga Personi A për lobistin dhe ia dërgoi një vartësi. Personi A, sipas akuzës e kishte marrë informacionin nga zyra e Kryeministrit të Shqipërisë.

8- Sipas akt-padisë “më 26 shkurt 2018, zyra e FBI-së në Nju Jork hap zyrtarisht hetime të përqendruar tek lobisti amerikan me kërkesën dhe nën udhëzimin e zotit McGonigal. Më pas Personi A u identifikua si burim konfidencial në mbështetje të hetimit. Personi A i ka ofruar informacione zyrës së FBI-së në Nju Jork gjatë hetimit.”

9- Po sipas akt-padisë: “Më pas Personi B, Dorjan Duçka ndihmoi në organizimin e një takimi mes zyrës së FBI-së në Nju Jork dhe dëshmitarëve në Evropë, duke paguar mes të tjerash për shpenzime udhëtimi të dëshmitarëve”. Pra Rama paguan dëshmitarët dhe udhëtimet e zyrtarit dhe "dëshmitarëve" të FBI.

10- Pasi nuk arritën të zbulojnë asnjë fakt që të implikonte Lulzim Bashën, më 6 Mars 2018 vendosën të përdorin revistën "Mother Jones", për të përhapur gënjeshtrën e sajuar në zyrën e Edi Ramës. Kaq i thjeshtë dhe kaq malinj është i gjithë ky skenar korruptiv i Ramës, kundër Lulzim Bashës dhe asaj PD-je që e ka frikë dhe e sheh si rrezik të vërtetë./ Alfapress.al

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128