Përfundon mbledhja e Kryesisë së PS, Rama kërkon angazhim për zgjedhjet e 2025-ës

9 Shtator 2024, 20:11 / POLITIKË ALFA PRESS

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PS, Rama kërkon angazhim
Kryesia e Partisë Socialiste ka përfunduar mbledhjen e saj të parë pas Asamblesë së fundit, ku Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje të fortë për një angazhim të ri dhe të plotë nga të gjithë anëtarët e partisë në prag të zgjedhjeve të vitit 2025.

Mbledhja, e cila u zhvillua në selinë e PS-së, u fokusua në strategjitë dhe planet për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme.

Rama ka kërkuar nga anëtarët e kryesisë që të “zbrisnin në bazë” dhe të forconin lidhjet me strukturat lokale dhe elektoratin.

Mbledhja e kryesisë u mbajt pas Asamblesë së PS-së, ku ishin diskutuar planet e mëtejshme dhe strategjitë për periudhën e ardhshme. Ky ishte rasti i parë që kryesia u mblodh në formatin e saj të ri, pas ndryshimeve të bëra në strukturat e partisë gjatë asamblesë.