“Parapëlqej sistemin mazhoritar, ai i 2001 dhe 2005 më i miri”, Ilirjan Celibashi: Siguron qeveri të qëndrueshme dhe pluralizëm për partitë e reja

7 Tetor 2025, 23:50 / POLITIKË ALFA PRESS

“Parapëlqej sistemin mazhoritar, ai i 2001 dhe 2005 më i

Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, i pyetur për sistemin zgjedhor në Shqipëri, deklaroi në Log se parapëlqen systemin mazhoritar.

Sipas tij, ky sistem me të cilën u zhvilluan zgjedhjet në vitet 2001 dhe 2005 siguron qeveri të qëndrueshme dhe pluralizëm për partitë e reja

Ilirjan Celibashi: Nuk ka një sistem zgjedhor të mirë apo për keq. Nisur nga realiteti politik unë personalisht parapëlqej sistemin mazhoritar por kjo s’do të thotë se ky është më i mirë për Shqipërinë, sistemi i 2001 dhe 2005 ishte më i mirë, siguronte qeveri më të qëndrueshëm dhe pluralizëm të përfaqësimit në Kuvend dhe të partive të vogla të cilët në sistemin mazhoritar nuk kanë mundësi të marrin deputet.

 

Po ndodh...

ide