Nis grumbullimi i protestuesve te selia e Partisë Demokratike

7 Tetor 2024, 18:23 / POLITIKË ALFA PRESS

Nis grumbullimi i protestuesve te selia e Partisë Demokratike
Ka nisur grumbullimi i protestuesve, për të marshuar më pas drejt rrugëve të kryeqytetit.

Një pjesë e protestuesve janë mbledhur në selinë blu, ku janë duke pritur drejtuesit e Partisë Demokratike. Gjithashtu, në selinë blu kanë shkuar edhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe kreu i PDK-së, Nard Ndoka.

Ndërkohë pjesa më e madhe e protestuesve janë duke pritur në sheshin “Skënderbej”, gjithashtu, të pranishëm ka edhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Është bërë e ditur se në këtë protestë nuk do të ketë fjalime, por dyshohet se protestuesit do të bllokojnë disa akse rrugore.

Ndërkohë, efektivët e policisë janë vendosur në zona të ndryshme të Tiranës, nga Kryeministria te Bashkia e Tiranës.