Në të njëjtën ditë që në Korçë u mbyllën 6 shkolla, Rama jep "lajmin e madh" se në Tiranë u hap një e re!

8 Shtator 2024, 21:43 / POLITIKË ALFA PRESS

Në të njëjtën ditë që në Korçë u
Në të njëjtën ditë që në Korçë u mbyllën 6 shkolla, kryeministri Edi Rama, në prag të fillimit të sezonit të ri  shkollor, ka dhënë një lajm "të madh" për hapjen e një shkolle të re në Tiranë.

Rama tha se shkolla 9-vjeçare “Avni Rustemi” në Tiranë është gati që të presë 850 nxënës e mësues.

“Një tjetër shkollë hap dyert në Tiranë, shkolla 9-vjeçare “Avni Rustemi” e cila është gati për të pritur 850 nxënës dhe mësues????”, shkruan Rama.

Nesër, në të gjithë territorin e vendit, nis shkolla për të gjithë nxënësit e arsimit para-universitar.