Në 18:00 protesta/ PD merr 4 orë leje, por mban sekret itinerarin! I bashkohet dhe PL e Metës! Policia blindon Tiranën
Policia tashmë ka nisur të pozicionohet para kryeministrisë ku në orën 18:00 pritet të nisë protesta kombëtare e thirrur nga opozita. Veç kryeministrisë është blinduar edhe kryesia e Kuvendit.
Militantët kanë nisur të mblidhen para selisë së PD-së. Protesta do të nisë para Kryeministrisë, e më pas mund të të përhapet në të gjitha rrugët e kryeqytetit. Veç forcave të policisë pranë godinës së kryeministrisë janë stacionuar dhe autobote me ujë dhe forcat e FNSH-së.
Kryetari i PD-së Sali Berisha e ka cilësuar protestën si fillimi i mosbindjes civile pa kthim deri në atë që e quan krijimi i qeverisë teknike dhe shkuarja drejt zgjedhjeve me qeveri teknike dhe pa Edi Ramën kryeministër.
Në shkresën që Partia Demokratike i ka dërguar policisë, i kërkon 4 orë leje për tubim, nga ora 18:00 deri në orën 22:00 por jo itenerari që do të ndjekin.
Mbi 1000 efektivë në terren për ruajtjen e rendit. Policia masa për bllokimin e lëvizjeve në akseve kryesore ku pritet të jetë protesta. Protesta do të nisë para godinës së kryeministrisë e më pas protestuesit do të shpërndahen nëpër rrugët e Tiranës. Për këtë policia ka marrë masa për bllokimin e 15 akseve kryesore vec bulevardit "Dëshmorët e Kombit" nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi "Nënë Tereza" dhe në rrugët: "Ukraina e Lirë", "Papa Gjon Pali II" dhe "Ismail Qemali".
Sipas njoftimet, krahas bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe “Gjergj Fishta”, pjesë e rrugëve që do të bllokohen janë edhe "Rruga e Elbasanit", kryqëzimi i “21 dhjetorit”, rreth-rrotullimi i “Zogut të Zi”, rruga "Dritan Hoxha" dhe zona e "Pallatit me Shigjeta", së bashku me akset rrugore pranë tyre.
Protesta nuk do të ketë fjalime politike ndërsa kryetari i PD-së, Sali Berisha do e ndjekë nga shtëpia ku ndodhet në 'arrest shtëpie' dhe është marrë i pandehur nga SPAK për akuzën 'korrupsion pasiv' për aferën e privatizimit të kompleksit 'Partizani'
Mesia Trump, ose ëndrra në diell e të korruptuarve
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128