Motorët ua ndezi Rama në Durrës, Çuçi e Klosi mësyjnë në Vlorë: Do kapim 9 deri në 12 mandate!

11 Shtator 2024, 19:05 / POLITIKË ALFA PRESS

Motorët ua ndezi Rama në Durrës, Çuçi e Klosi

Deputeti Bledi Çuçi, drejtues politik i PS-së për Qarkun e Vlorës, tha se në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës do të synohet të merren 9 mandate deputetësh në këtë qark.

Çuçi, i cili u caktua si drejtues politik në qarkun e Vlorës, duke zëvendësuar Blendi Klosin, tha se PS është një organizëm në zhvillim, ndërsa theksoi se sapo kemi dalë nga një proces rienergjizimi.

Çuçi dhe Blendi Klosi, Sekretar i Përgjithshëm i PS-së, ndodhen pasdite në Vlorë, në një takim me strukturat vendore të kësaj partie.

Klosi tha se objektivi ynë në Vlorë është të marrim 9 nga 12 mandatet, një objektiv shumë i vështirë, por jo i pamundur për tu arritur.