Mblidhet grupi parlamentar i PS, zbardhen diskutimet. Ç'do të ndodhë me amendamentet e PD

2 Dhjetor 2024, 11:36 / POLITIKË ALFA PRESS

Mblidhet grupi parlamentar i PS, zbardhen diskutimet. Ç'do të

Diskutimet në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste të mbajtur këtë të hënë, u përqendruan kryesisht në seancën e nesërme plenare dhe shqyrtimin e buxhetit të vitit të ardhshëm.

Përsa i përket amendamenteve të dorëzuara nga PD, është vendosur që ato të shqyrtohen dhe analizohen nga deputetët.

Megjithatë, deri tani deputetëve nuk u është dhënë asnjë udhëzim apo qëndrim zyrtar mbi mënyrën se si duhet të veprojnë në lidhje me amendamentet e propozuara, nëse ata duhet të votojnë për to ose kundër.

Në të njëjtën kohë, deputetët janë udhëzuar të vijojnë punën e tyre nnormalisht dhe të kenë si prioritet në seancën e nesërme miratimin e buxhetit, duke u siguruar që ky proces të zhvillohet pa pengesa dhe sipas planifikimit.