Lutja e Berishës/ Mbrëmë akuzoi Bashën se qëndron pas nongratës britanike, sot kërkon pajtim!
Duket se Sali Berisha pasi ka vendosur që të zhvendosë demostratat e përjavshme përpara SPAK, gjendet nën një presion të madh edhe mental.
Ndërsa ditën e djeshme menjëherë pasi njoftoi rrugën pa kthim për rekurs të vendimit të Apelit për vulën e PD, Berisha lëshoi akuza të rënda ndaj Bashës, vetëm 24 orë më pas ai ka lëshuar lutje për bashkim të të gjithë demokratëve pa asnjë dallim.
Fjala:
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju qëndrestareve dhe qëndrestarëve, misionareve dhe misionarëve të kauzës së drejtë të çdo shqiptari.
Të interesit kombëtar të çdo shqiptari.
Të shpresës dhe të ardhmes të Shqipërisë.
Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj tribune lirie, të cilët nga të katër anët e vendit dhe kudo që janë shqiptarët shprehin këtu mendimet e urta, të vërtetat e mëdha dhe ndriçojnë me to mendjen dhe zemrat e shqiptarëve.
Të dashur miq, regjimi në të cilin Edi Rama ka përqendruar në duart e veta të gjitha pushtetet, në të cilin Edi Rama kontrollon çdo qelizë të narkoshtetit, është forma më e shëmtuar e diktaturës.
Është diktatura e bandave, që nuk njeh asnjë ligj, asnjë rregull.
Në këtë kuadër, ka vetëm një rrugë për përmbysjen e tij.
Ka vetëm një rrugë për krijimin e qeverisë teknike, rikthimin e zgjedhjeve të lira, fitoren e opozitës dhe kjo rrugë është beteja jonë pa kthim gjer në fitore.
Kjo rrugë kërkon nga ne të bashkohemi më shumë se kurrë.
Kjo rrugë kërkon nga çdo demokrate e demokrat të ngrihet mbi çdo ndjenjë personale, mbi çdo hatërmbetje, mbi çdo padrejtësi që i është bërë atij që ai mendon dhe të bashkohemi në kontributin tonë të përbashkët.
Në betejën tonë të përbashkët.
Të bashkohemi për dashurinë që ne kemi për këtë vend.
Të bashkohemi për nderimin dhe respektin që kemi për lirinë dhe dinjitetin e njëri-tjetrit.
Të bashkohemi për interesin kombëtar, për shpëtimin e Shqipërisë.
Në këtë kuadër, thirrja ime e zemrës është për të gjithë demokratët, të bëjnë çdo përpjekje për rikthimin në shtëpinë tonë të përbashkët të secilit demokrate e demokrat që për një arsye apo një tjetër, për një opinion apo për një tjetër, nuk u bashkua me ne gjer sot.
ide
Gjykata e “Ramës” apo gjykata e pavarur liroi sot shtetasin Berisha?
Saliu doli. Alibia ra. Rama fërkon duart!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128