“Kundër sistemit politik”, Topi sulmon Ramën dhe Berishën: Protesta në Bulevard goditje për dyshen që kanë bërë marrëveshje që nga 2008

9 Qershor 2026, 08:45 / POLITIKË ALFA PRESS

“Kundër sistemit politik”, Topi sulmon Ramën dhe

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi mbështet hapur protestën. Topi te emisioni “Koha jonë-debat” i Nikoll Lesit thekson se kjo protestë është antisistem, pra kundër një politike që e ka shkatërruar shtetin ndër vite, ku dy janë kryesorët që mbajnë njeri tjetrin, Rama dhe Berisha. Madje ai shton se më i ekspozuar drejt ‘rrezikut’ është Berisha.

Ai foli dhe për pazare që nga 2008 mes Ramës dhe Berishës, që pasoi me një marrëveshje për ndryshimet kushtetuese.

“Gjëra interesante po bëhen në atë shesh. Ai shesh gjithmonë ka pasur gjëra interesante, por këtë herë ka diçka të veçantë. “Shkak për përplasje” për konfrontim e përballje. Është pasojë e një situate që prej kohësh akumulohet. Është krijuar iluzioni që kjo protestë ka vetëm një personazh përballë, sikur ka vetëm kryeministrin Rama para. Por ajo protestë, që është shkak për përballje, është vendosur kundër sistemit politik. Nisi nga një person që u tërhoq zvarrë nga policia private, dhe indiferenca e policisë së Shtetit. Kjo tregoi se Policia e Shtetit bëhet instrument politik i kryeministrit. Na ndodh që jo rrallë të konstatojmë se janë vegla instrument të kryeministrit. Jam në ezaurim të një analize që e kam nisur 18 vite më parë, kështu qenka dialektika. Në 2008 në prag të ndryshimeve kushtetuese, për të cilat isha kundër, nisur nga njohja e mirë e personazheve, të cilët në mënyrë të çuditshme u bënë bashkë, dhanë ‘ok’ për një ndryshim kushtetues te njerëzit që nuk marrin vesh nga jeta politike.

Pas shpërthimit të Gërdecit dhe pas protestave të opozitës së asaj kohe të Ramës, Në atë kohë ndodh një marrëveshje e fshehtë mes Ramës dhe Berishës, dhe shkatërruan shtetin shqiptar. Sot pas 18 vitesh, më vjen mirë që brezi i ri dhe intelektualë që futen në lojë me vonesë, kanë kuptuar se ai produkt solli autokracinë. Kjo protestë është pa ndërhyrje. Kështu e shoh. Nëse ata që drejtojnë protestën, nëse pranojnë ndërhyrjen, do infektohen. Ka qenë befasuese, e çuditshme si protestë. Protestat duan kohë të organizohen, kjo është shumë natyrale. Vjen nga një terren që ka akumuluar shumë pakënaqësi. Nuk është vetëm për Ramën, por dhe për kryetarin e opozitës. Nuk është e rëndësishme ideja që të konturojmë një lidership, por për mua është me rëndësi ideja. Kjo protestë, para se të sulmojë më parë Ramën, ka qortuar më shumë PD. Kam dyshime se Berisha ka tentuar që të fusë duart. Pasi duket ndryshimi i Berishës në 2 ditë. Më i ekspozuar ndaj kësaj lëvizjeje, është Sali Berisha dhe jo Rama. Pas 2008 këta kanë qenë gjithmonë bashkë, spektakli ka qenë gjithmonë. Është bindje absolute. Pse unë gaboj? Kam pasur informacione dhe sy klinik. Problemi nuk është te projekti, por te kryeministri. Ai duhet ta kishte eliminuar këtë zhurmë, që në fillim. Sa kohë kemi që dëgjojmë për Sazanin?! A ka pasur shqetësim? Jo. Ne kërkojmë partnerë serioze, në një proces që drejtohet nga shteti me rregullat e tij. Problemi nisi në Zvërnec. Dje me reagimet, Rama deklaroi se është kryeministër vetëm i socialistëve.
Meraku im është futja e politikës në mes të protestës dhe infektimi i saj. Dy janë mundësitë, ose protesta shuhet, dhe përpjekjet për ta shuar janë. Në momentin kur futet politika, tregon se kjo e fundit do që ta falimentojë. Të shohim se si do të jetë evoluimi i kësaj lëvizjeje. Berisha dhe Rama janë në një varkë.”, tha Topi.

Po ndodh...