Julian Dedaj sulmon Veliajn: E sakatove qytetin, bëj dhe pak qejf lepurush!

11 Gusht 2022, 17:45 / POLITIKË ALFA PRESS

Julian Dedaj sulmon Veliajn: E sakatove qytetin, bëj dhe pak qejf lepurush!

Aktori i humorit Julian Dedaj në një postim të tij ka sulmuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn.

Ai shkruan në postimin e tij se shoku Erion siç e quan ai kryebashkiakun e ka kthyer qytetin në pluhur dhe zhurmë duke shtuar më tej se nëse e sheh nga lart duken vetëm dy ngjyra të vdekura, gri dhe kafe e shpërlarë, asgje jeshile.

Aktori e mbyll postimin e tij duke u shprehur se pas zgjedhjeve Veliaj do të mbajë përgjegjësinë që i takon.

Postimi i plotë i Julian Dedajt:

hoku Erion, i fundit që duhet të flasësh për Tiranën je ti.

E ke kthyer qytetin në pluhur dhe zhurmë. Ta shohësh nga lart duken vetëm dy ngjyra të vdekura gri dhe një kafe e shpëlarë. Jo vetëm nuk duket asgjë jeshile, por as të kaltër s’ka më, se edhe liqeni është nxire.

E sakatove këtë qytet dhe për këtë do marrësh shpërblimin e merituar nga qytetarët, gjithmonë nëse piktori do të të ri-kandidojë, se mesa shohim të ka zëvendësuar me Belën.

Tirana jote është ku thërret qameti, ti do mbahesh mend si lloji me i shëmtuar i administratorit të një qyteti, pasi e vodhe, e zhvate, e bërë pis, e zure kaps, dhe në fund e shëmtove qytetin.

Nejse, bej qejf edhe pak z.lepurush, pas zgjedhjeve do mbash përgjegjësinë që të takon...!

 

Julian Dedaj sulmon Veliajn: E sakatove qytetin, bëj dhe pak qejf lepurush!

Po ndodh...