“Ilir Metën e arrestuat si terrorist”/ Drejtori i Policisë i përgjigjet Balliut: Çështja është nën hetim! Ja pse u përdor forca

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda i është përgjigjur deputeti të PD, Klevis Balliu në lidhje me arrestimin e Presidentit të PL-së, Ilir Meta. Sipas demokratit “ish presidenti u arrestua si terrorist”.
Nga ana e tij, Proda u përgjigj se çështja është nën hetim, por ai pranoi se është përdorur forcë me ish presidentin e Republikës, duke argumentuar se Meta ka bërë rezistencë.
“Arrestuat Ilir Metën si terrorist, ndërsa bandat i paralajmëroni. Ilir Metën e arrestuat si terrorist. Ndërsa bandave u tregoni paraprakisht kur do vijë policia t’i arrestojë”, iu drejtua Balliu.
Proda u përgjigj: “Çështja është nën hetim, sa i takon opinionit tim nuk kemi të bëjmë veprim arbitrar, por kemi të bëjmë me përdorimin e forcës në rastet kur ka rezistencë ndaj arrestimit. Policia e shtetit kur bëhet rezistencë përdor forcë të nevojshme që besoj ka qenë proporcionale ne raport me situatën. I takon individit të sillet sipas detyrës që ka mbajtur”.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
Oerd, ti nuk rrëzove Bashën. Ti rrëzove demokratët.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
