I mblodhi me urgjencë në Kryeministri, përfundon takimi i Ramës me Peleshin dhe Ballën

Ka përfunduar pas 60 minutash takimi i kryeministrit Edi Rama me kryetarët e Komisioneve që drejtohen nga Partia Socialiste, kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshin si dhe me kryetarin e Grupit Parlamentar, Tulant Ballën.
Për rreth 1 ore socialistët kanë qëndruar në zyrën e kreut të qeverisë ku dhe mësohet se në fokus kanë qenë dy tema, axhenda Eurpiane e Shqipërisë dhe projektbuxheti i cili pritet të prezantohet pasditen e kësaj të mërkure nga ministri i Financave, Petrit Malaj.
Pasi ambasadori Silvio Gonzato i dorëzoi kryeministrit raportin e progresit të Bashkimit Europian lidhur me ecurinë e Shqipërisë, Rama i ka kërkuar krerëve të Komisioneve që të përshpejtojnë punën me qëllim për të arritur synimin e tyre dhe për të mbajtur ritmin në një kohe kur është planifikuar që në 2027 të mbyllen të gjithë grupkapitujt.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
