Vendimi i Kushtetueses për Erion Veliajn, reagon Rama: Tani lirojeni...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të martë lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi që t’ia rikthejë mandatin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, i cili prej 10 shkurtit është i burgosur për një sërë veprash të rënda penale. Pasi mburret se ai vendim tregoi se ai nuk e ka "kapur" Gjykatën Kushtetuese, shkruan se pas kësaj Erion Veliaj duhet të dalë nga paraburgimi dhe të kthehet në zyrë. Fakt është se GJK rrëzoi iniciativēn dhe vendimin e socialistëve në Këshillin Bashkiak dhe Qeveri më pas, pasi nuk zbatuan procedurën ligjore të bërjes së një shkarkimi, duke i dhënë hapur mundësinë Veliajt ta fitoj çështjen në Kushtetuese. Por në vendimin e kësaj të fundit shkruhet qartë se shkarkimi i Veliajt nuk ka asnjë lidhje me pricesin penal dhe paraburgimin e tij si i akuzuar për plot 13 vepra penale: 9 herë për korrupsion, si dhe për ndërhyrje në proces duke tentuar të prish provat dhe intimidojë prokurorët.
Reagimi
Disa rrjedhime logjike nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese:
1. Ja që edhe njëherë u provua se nuk i paskam kapur unë të tëra pushtetet dhe kjo është një gjë sa e qartë, aq edhe e mirë apo jo
2. Nëse Tirana nuk do të ketë zgjedhje deri në 2027-ën dhe Kushtetuesja mendon se kryebashkiaku i burgosur i Tiranës nuk mund të largohet përveçse me zgjedhje, atëherë disproporcioni i mbajtjes së tij në qeli nuk është më thjesht në dëm të lirive e të drejtave kushtetuese të personit, po edhe në dëm të së drejtës kushtetuese të popullit të kryeqytetit për t’u shërbyer nga i zgjedhuri i vet apo jo
3. Çdo njeri normal që nuk sheh tek qëndrimi i Kushtetueses një qëndrim të verbër kundër qeverisë në dëm të madh të Tiranës, po një qëndrim të vendosur parimor, nuk ka se si të mos presë që me të njëjtën parimësi, kur të gjykojë paraburgimin e tij, Kushtetuesja ta kthejë Erion Veliajn në detyrë, për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lirë apo jo
Pika 1 dhe 2 janë të sigurta, pika 3 mbetet për t’u parë, ndërkohë le të urojmë që kushdo ka në dorë ta ndihmojë zgjidhjen e këtij ngërçi absurd, të kujtohet se kryeqytetu nuk mund të trajtohet si jetim, për vite me radhë.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
