Frikë nga revolta e opozitës? Anulohet seanca plenare nesër

Kuvendi anulon seancën plenare! Burime bëjnë me dije se zyra e shtypi e kryeparlamentares Spiropali ka njoftuar shtyrjen e seancës për ditë tjetër, teksa ka vënë në dijeni edhe grupet parlamentare.
Vendimi për ditën e nesërme vkjen ne nje kohe qe ishte paralajmëruar edhe aksioni i radhës i PD-së në parlament me deputetët që po tentonin sërish kaosin si dy seancat e shkuara.
Mësohet se një pjesë e ministrave do të jenë të pritjen e Erdogan në kryeministri dhe takimin mes dy delegacioneve.
“Ju njoftojmë se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e planifikuar për ditën e enjte, datë 10 tetor, është anuluar dhe do të zhvillohet në datën 17 tetor, me rend dite të përbashkët, sipas kalendarit të punimeve të Kuvendit”, bëhet me dije në një njoftim të Kuvendit.
Ndërkaq po nesër Tiranën do e vizitojë presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili pritet të inaugurojë edhe xhaminë e Namazgjasë, godinë që ndodhet vetëm pak nga ajo e parlamentit shqiptare.
Zyrtarisht nuk dihet nëse kjo ka qenë arsyeja e anulimit të zhvillimit të seancës plenare, apo frika nga aksioni politik i opozitës.
Kuvendi ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me anulimin e kësaj seance. Ndërkohë disa prej deputetëve të mazhorancës, së bashku me kryeministrin dhe ministrat do të jenë në pritjen e presidentit turk Erdogan.
Po ndodh...
Shqiptarët duhet të ngrihen kundër aleancës së nonsensit
ide
Një sistem pa opozitë, Shqipëria në krizën më të thellë të 35 viteve
Pse ka marrë “zemër” krimi?
Ti nuk lexon
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
