Ermal Hasimja tërhiqet nga kandidimi për Tiranën: Mbështes Florian Binajn

Ermal Hasimja është tërhequr nga kandidatura e tij për bashkinë e Tiranës. Hasimaj tha në emisionin “Opinion” tashmë që Binaj ka dhe mbështetjen e partive politike nuk ka kuptim që të vijonte të hynte në garë si kandidat i pavarur.
Më tej, Hasimja thekoi se do e mbështesë Binajn edhe gjatë fushatës për zgjedhjet e 9 nëntorit.
“Është e qartë nuk ka kuptimi gara për mua. Unë futa në një proces, e cila ishte e qartë që do të shqyrtoheshin kandidatura të mundshme. Gjëja më normale që mund të ndodhë është që partitë që u futën në këto bisedime, të zgjedhin një kandidat, mbi të drejtën e tyre legjitime, mbi kriteret e tyre dhe natyrisht do të zgjidhet një kandidat dhe kandidatët e tjerë nuk kanë se çfarë të thonë, e vetmja gjë që mund të bëjnë është që të mbështesin pastaj kandidatin përzgjedhës, për aq kohë sa ai i plotëson kushtet. Për këtë gjë nuk ka asnjë lloj dyshimi. Unë e mbështes plotësisht zotin Binjan, me shumë kënaqësi madje dhe shpresoj që të bëjë një fushatë të shkëlqyer dhe shpresoj që të sjellë një lloj risie në këtë ambient depresiv. Mbështetja e kandidatëve të pavarur, ishte një operacion që dukej si i organizuar për rritur vëmendjen ndaj kandidatëve të mundshëm. Imagjinoni sikur PD të kishte dalë në një deklaratë për shtyp dhe të kishte thënë që propozojmë këtë kandidat që është i pavarur, apartiak, nuk do të kishte qenë i njëjti efekt”,-tha Hasimja.
Po ndodh...
ide
Një sistem pa opozitë, Shqipëria në krizën më të thellë të 35 viteve
Pse ka marrë “zemër” krimi?
Ti nuk lexon
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


