Dy Video/ Kandidati i Berishës për deputet, në fushatë për kandidaten e Ramës për kryebashkiake

7 Nëntor 2025, 17:00 / POLITIKË ALFA PRESS

Dy Video/ Kandidati i Berishës për deputet, në fushatë
Diçka e "pazakontë" po ndodh në Vlorë me demokratët, pasi shumë prej tyre po shkojnë drejt PS.

Së fundmi kandidati i Berishës në 11 maj, Artan Liçaj ka nisur fushatën për PS. Ai ka dalë në terren dhe po bën fushatë për kandidaten për kryebashkiake të Edi Ramës, Brunilda Mersinit.

Dhe pse në 11 maj ai ishte pjesë e PD, ai ka vendosur të shkojë drejt partisë socialiste. Në videon e parë kandidati i "Madhështorëve" të Berishës për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, shfaqet si opozitar i thekur.

Pak më shumë se 1 vit më vonë, në videon e dytë ai mburret duke bërë fushatë dhe kërkuar vota për kandidaten e ish-"armiqve"./Alfapress.al

 

Po ndodh...

ide