Dokumenti/ Malltezi dhe Argita paguan 550 mijë € për gjyqet e Berishës ‘non grata’, 45 mijë për Shkëlzenin në SHBA
Vetëm me ‘operacionin Partizani’ i nisur pak ditë pasi qeveria Berisha mori detyrën në shtator 2005, Argita dhe bashkëshorti Jamarbër Malltezi fituan gati 6 milionë euro dhe një pjesë e mirë e kësaj shume i është kthyer familjes së Sali Berishës përmes pagesave të shpenzimeve.
SPAK ka kryer verifikimin e deklarimit të pasurive nga ku rezulton se dhëndri dhe vajza prej 4 vitesh firmosin çeqet për të paguar shpenzimet e studiove ligjore për gjyqet e Sali Berishës me SHBA dhe Britaninë e Madhe pasi këta e shpallën ‘non grata’.
Nuk janë pak, por 428 mijë euro e 126 mijë dollarë nga viti 2021 në 2024. Vetëm për këtë vit, Argita Malltezi ka paguar për studion ligjore ZAIWALLA And Co Limited në vlerën 213,590 euro.
Jo vetëm kaq, dhëndri është treguar ‘zemërgjerë’ për të paguar dhe shpenzimet shëndetësore në vlerën e 13 mijë eurove, për vjehrrin dhe vjehrrën. Gjithashtu ka qenë ‘zemërgjerë’ për të paguar dhe shpenzimet për kunatin, Shkëlzen Berisha në vlerën 52 mijë euro totali. Madje këtij të fundit i është paguar dhe fatura prej 27 439 USD për një avokat në Amerikë.
Në dosjen e SPAK evidentohen përfitimet e familjes Berisha nga të ardhurat e familjes Malltezi sipas viteve.
Në vitin 2014, familja e Sali Berishës ka marrë nga dhëndri i tij Jamabër Malltezi 24 000 euro. Sipas SPAK, 6 mijë euro janë dhënë për shpenzime shëndetësore për Liri Berishën. 18 000 euro hua pa interes për Shkëlzen Berishën, ‘shumë e cila deri më sot nuk dokumentohet të jetë shlyer)’ thuhet në dosjen e SPAK, të cilën Shqiptarja.com e disponon.
Në vitin 2017 janë dhënë 27 439.98 USD dhe 7,403. euro.Sipas Prokurorisë së Posaçme, 7.400 euro janë shpenzime mjekësore për Sali Berishën. 27 439 USD është paguar avokati i Shkëlzen Berishës në Amerikë Jason Zolads, në USA, shumë kjo e pretenduar e dhënë pa interes, sipas vetëdeklarimit të djalit të Berishës.
Viti 2018: Sipas SPAK Malltezi ka paguar 3,000 euro pushime për vjehrrin Sali Berisha dhe bashkëshorten Liri Berisha.
Viti 2021: Janë paguar gjithsej 19 933 euro. Sipas SPAK, 13,288 euro janë paguar nga Jamarbër Malltezi si shpenzime konsulence avokatie për zyrën ligjore në Francë për çështjen Antony Blinken. Bëhet fjalë për çështjen gjyqësore në Gjykatën Korreksionale të Parisit ku në gusht të 2021 ish kryeministri Berisha paditi për shpifje sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken. Ky i fundit në maj të 2021 e shpalli ‘non grata’ në SHBA Berishën dhe familjen e tij. Ndërsa pjesa tjetër, shuma prej 6.644 euro është paguar për Shkëlzen Berishën për të njëjtën çështje.
Viti 2022: Argita Malltezi shleu faturat e studios ligjore në Mbretërinë e Bashkuar për babanë e saj, i cili u shpall non grata edhe nga Mbretëria e Bashkuar më 19 korrik 2022. SPAK thotë se 72 mijë dollarë janë faturat e likuiduara për studion ligjore, pagesë e konfirmuar edhe sipas konfirmimeve bankare për ZAIWALLA And Co Limited..
Viti 2023: Janë 201,675.6 euro dhe 54,382.76 USD të paguara si likuidim të faturave të studios ligjore në Mbretërinë e Bashkuar në lidhje me gjyqin për babanë Sali Berisha. Ka gjithashtu disa pagesa nga Jamarbër Malltezi, por ato i kreditohen atij në llogari nga Argita Malltezi, konstaton SPAK.
Ndërsa në vitin 2024 janë paguar 213,590 euro. Fatura këto të paguara nga Argita Malltezi për të likuiduar studion ligjore në UK (Mbretërinë e Bashkuar) në lidhje me gjyqin e nisur nga Sali Berisha.
"Konkludohet se rezulton plotësisht e provuar se shtetasi Sali Berisha, ka konsumuar veprën penale të 'Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendore', kryer në bashkëpunim me shtetasin Jamarbër Malltezi, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal", argumenton SPAK në dosjen 500 faqe.
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
Alter ego e udhëheqësve të Shqipërisë: Banditi
Sikur Berisha të mos kishte ‘Mizën nën Kësulë’
A ka faj Edi Rama, nëse vret 4 protestues në Bulevard?
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128