Deputetët, sherr për mjedisin/ Çupi: S’latë çezmë fshati pa bërë HEC! Majko: Po pastruat Fierzën 45 herë në vit shkoj e pi ujë

24 Qershor 2024, 18:09 / POLITIKË ALFA PRESS

Deputetët, sherr për mjedisin/ Çupi: S’latë
Komisionet parlamentare po kalojnë paketën me 4 ligje të ndryshuara për krimet mjedisore ku rritet me 30% gjoba për bizneset që shkaktojnë ndotje të mjedisit apo të ajrit. Por për opozitën ky është një instrument korrupsioni. Situata shqetësuese e mbetjeve në lumenj, e plehrave që digjen pas kodrave kërkon shtrëngim të zbatueshmërisë së ligjit thonë deputetët në komisionin e ligjeve

‘Ju mjedisin e keni shkatërruar dhe kjo nuk është çështje gjobash. Nuk keni lënë çezmë fshati dhe në katundin më të thellë të Matit e Dibrës keni dhënë koncesione HEC. Nuk bëhet fjalë për gjoba, ju e keni instrument për tu trokitur edhe një herë atyre qe u keni dhënë leje për tu marrë edhe një gjobat tuaja’, tha deputetja e PD, Dhurata Çupi.

‘Dalim tani i marrim gjithë gropat e pallateve në Tiranë dhe më flisni pastaj nëse zbatohet leja, kontrata apo ligji i mbrojtjes së mjedisi. Lahen apo jo gomat e makinave që dalin nga kontejnerët’, tha deputeti Bledjon Nallbati.

Mendoj se ndotje e mjedisit janë edhe ato gomat që digjen në mes të Tiranës’. Besoj inspektorati do te ketë marrë ndonjë masë për ndotjen në mes të bulevardit’, replikoi deputeti i PS, Bardhyl Kollçaku.

‘Mjedisi është bërë pjesë e retorikës dhe agjendave politike në Shqipëri. Kapitulli i mjedisit në direktivat e BE është më kryesori për vendin. Më të ndotura janë qytetet Elbasan, Fier, Durrës, Tirana dhe faktori kryesor është transporti.’, raporton në komisioni Almira Xhembulla Zv.ministre e Turizmit dhe Mjedisit

Me shqetësimi deputeti socialist Pandeli Majko foli për ndotjen e basenit të Liqenit të Fierzës, ndotje e përcjellë shpesh herë në Report TV.

‘Ju flisni për operatorë privatë, por HEC-et basenet e lumenjve janë pronë e KESH. Ata thonë se liqeni i Fierzës pastrohet 4-5 herë në vit. Nëse kjo është e vërtetë unë do shkoja të pija një gotë ujë atje, por kjo nuk është vërtetë. Strukturat e mjedisit janë të padukshme. Të gjeni hapësirë të vendosni detyrimin ndaj KESH për kontrollin mbi ndotjen në liqene.’, ishte kërkesa e socialistit Pandeli Majko.

‘Kemi lançuar para 5 muajsh një projekt të BE, ku Kukësi do të mbështetet për menaxhimin e mbetjeve’, tha në përgjigje Almira Xhembulla Zv.ministre e Turizmit dhe Mjedisit

Paketa ligjore përafron legjislacionin me direktivat e BE dhe plotëson vakumin ligjor argumentoi zv.ministrja Xhembulla.  “Për Mbrojtjen e Cilësisë së Ajrit”, propozohet gjoba nga 390 mijë lekë deri në 2.6 milionë lekë dhe po kaq për mbrojtjen e mjedisit. Gjoba nga 1.3 milionë deri në 2.6 milionë lekë propozohen gjoba edhe për subjektet që prodhojnë, importojnë ose tregtojnë, lëndë djegëse.