Buxheti 2026/ Drejtoresha e RTSH, Eni Vasili: Duam fonde shtesë për mbijetesë financiare
Drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar, Eni Vasili deklaroi se kërkesa e këtij institucioni për fonde shtesë në buxhetin e 2026-ës, nuk është plotësuar. Ajo theksoi se kërkesë nuk ka të bëjë me luks, por me nevojën për mbijetesë financiare dhe ruajtjen e standarteve të shërbimit publik që qytetarët presin nga RTSH.
“Kërkesa për fonde shtesë nuk është plotësuar. Masat e marra nga ne sollën uljen e borxhit deri në 30%. Megjithatë 250 mln lekë parashikon të mbarten deri në 2026. Kjo situatë e bën të domosdoshme rritjen e mbështetjes financiare që RTSH të sigurojë stabilitetin financiar.
Në kushtet financiare ku ndodhemi, kjo e jona është kërkesë për mbijetesë financiare dhe ruajtjen e standardeve të RTSH”, deklaroi Vasili ndërsa vlerësoi si thelbësore mbështetjen e Kuvendit për garantimin e një transmetuesi publik të qëndrueshëm, modern dhe në shërbim të çdo shqiptari brenda dhe jashtë vendit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
