Bushati: Binaj është kandidati i Berishës, zgjedhjet janë të humbura! Ja pse i duhet PD-së

Gazetari Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, foli për kandidatin Florian Binaj, i cili është deklaruar si i pavarur. Bushati tha se Binaj është kandidat i Berishës dhe kjo nuk ka diskutim, por shtoi se stratgjia e Berishës është që kur Binaj të humbasë, edhe partitë e reja që po e mbështesin ta kuptojnë se me Ramën nuk ka zgjedhje.
"Këtu nuk ka diskutim, debati është i pavarur, apo i PD-së, është i PD-së dhe nuk ka diskutim. Puna është, përse i duhet kjo lojë PD-së, që kandidatin e vetë ta quajë të pavarur? Bëjnë edhe farsën që do të mbledhë firma...
Problemi është, ashtu siç e dimë ne këtu, edhe PD vetë e di rezultatin. Nuk ka zgjedhje në këtë vend dhe PD e di.
Deri tani Adriatik Lapaj dhe Shehaj do të thoshin se opozita humbet se është Berisha i zi. Po kur të shohin që bashkë me Berishën kanë shkuar si cjapi te kasapi, nuk thonë dot humbëm se kemi Berishën të parinovuar. Është përpjekja e një njeriu që e di humbjen, por do të bindë një pjesë të gjerë të publikut që në këtë vend nuk ka zgjedhje. Kështu e shpjegoj trukun, sepse ndryshe pse do të marrësh kandidatin tënd dhe ta shesësh si të pavarur?", tha ndër të tjera Bushati.
Po ndodh...
ide
Ti nuk lexon
Po në Rinas, ku ishte policia, znj. Koçiu?!
“La vita e Bela” për mediat e Tiranës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

