Bllokimi i pasaportës, Gjykata e Lartë regjistron rekursin e Belinda Ballukut
9 Mars 2026, 13:23 / POLITIKË

Gjykata e Lartë ka vendosur këtë të hënë që të pranojë rekursin e ish-zv.kreyeministres Belinda Balluku për masën “Ndalim i daljes nga vendi”.
Balluku depozitoi rekursin në Gjykatën e Lartë në 29 janar ku kundërshton ndalimin e udhëtimeve jashtë vendit, pasi me vendim GJKKO pasaporta e saj është e bllokuar.
Ndërsa sa i përket masës së pezullimit të ushtrimit të detyrës, Balluku nuk ka ngritur pretendime duke qenë se Apeli e ka pezulluar deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Kujtojë që Prokuroria e Posaçme e akuzon Belinda Balluku për kryerjen e veprës penale "Shkelje e barazisë në tendera", në dy raste; për Tunelin e Llogarasë dhe për tre Lote të ndërtimit të Unazës së Madhe në Tiranë.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
Nga Blendi Kajsiu
ide
Për Punët e Shqipërisë
Nga Ditmir Bushati
Nuk kemi nevojë për liderë, as për heronj
Nga Rebecca Solnit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
