Berisha: PD s'do t’i njohë gjykimet dhe hetimet e kësaj drejtësie për Beqajn, Veliajn dhe zyrtarëve e të tjerë të Ramës!

7 Dhjetor 2024, 16:00 / POLITIKË ALFA PRESS
Berisha: PD s'do t’i njohë gjykimet dhe hetimet e kësaj

Keni shumë të drejtë pyetjen. A ka gjë më cinike për të mos përdorur epitete të tjera se të marrësh në ndjekje penale Ilir Beqajn, për 120 mijë euro të BE-së që ka përdorur në restorantin e tij, si dreka dhe darka dhe ta falësh atë, për 100 milionë euro të sterilizimit, me të cilin shqiptarët paguan sterilizimin e çdo seti, çdo pakete 83 herë më shumë. Për shkak të të cilit, çdo vit, minimumi 1 mijë shqiptarë mbeteshin pa operuar sepse spitalet nuk i blinin dot setet e sterilizuara.

Ilir Beqaj, Manastirliu dhe Edi Rama nuk u hyri ferra në këmbë. Sepse kur u zbulua se ishte rritur çmimi i sterilizimeve 83 herë, Manastirliu nuk e mbajti dot këtë informacion dhe ja dërgoi Edi Ramës i cili në fakt ishte përfituesi kryesor. Çfarë bëri Edi Rama dhe ai i tha, rri e mos u merr me të. Ajo duhej të merrej, se kë një ligj që thotë, se shkelja e ligjit duhet të denoncohet, por i thotë mos u merr me të.

Është kjo fjalë që shfajësoi plotësisht Beqajn, Manastirliun sepse është Edi Rama. Çfarë doli në emisionin e fundit investigativ, në Plug. Çfarë tregonin gazetarët a hetuesit aty. Ata tregonin se paratë rreth 100 mln euro, të plaçkitur nga Rrjepaj, Rrapaj dhe Beqaj, shpërndaheshin njëlloj si paratë në inceneratorin e Elbasanit.

Një kompani x, 10 mln. Një tjetër kompani 20 mln. Të gjithë ishin kompani të zyrtarëve të vendosur me emra të tjerë. Ndaj dhe Altin Dumani merr Beqajn për 120 mijë euro dhe fal Beqajn për 100 mln euro. Padiskutim se kjo merr fund.

Çfarë po ndodh me Erion Veliaj? Shikoni, janë zhdukur 130 euro. Në fakt 200 se sot asnjëri nga 3 inceneratorët nuk punon, por me të tre inceneratorët janë shpenzuar 200 mln euro nga buxheti.

Por unë po marr Tiranën. 130 mln. E kuptoni ju se ç’po heton Dumani. Dumani po heton pasuritë e Ajola Xoxës, e Velicës, dhe të Erion Veliajt. Po bën hetim të thelluar pasuror dhe nuk heton 130 mln euro të zhdukura. Duhej të ishte i përfunduar inceneratori. Duhej të inagurohej në dhjetor inceneratori dhe inceneratori nuk ekziston as gjurmë.

Erion Veliaj, përveç se ka firmosur duke gënjyer se Këshilli bashkiak ka miratuar vendimin që të paguajë bashkia, shpenzimet për plehrat, 29 euro për ton, Erion Veliaj duke transferuar paratë në kontot e tij dhe Ramës, ka bërë sikur inceneratori po ndërtohet në një kohë që aty nuk është vendosur një tullë.

Sa ka marrë Lubi Balluku për këtë, ajo e di vetë. Se ajo ka pasur bashkë me Erionin komisionin mbikëqyrës të ndërtimit të djegësit.

Nuk do ti pranojë kurrë PD këto gjykime.

Dëgjoni dhe njëherë. Ka 1 vit që hetohet Veliaj dhe Velica dhe u katandis kokoshi në thelë, i marrim telefonin, po i kontrollojmë telefonin Ajola Xoxës, Velicës.

Këto janë mënyra se si të mbrojnë krimin.

Po ndodh...