“Berisha kërkon të shmangë analizën e 11 majit”, Abilekaj për “protestën” e PD-së: Mish-mash, serenatë për Ramën

17 Nëntor 2025, 22:04 / POLITIKË ALFA PRESS

“Berisha kërkon të shmangë analizën e 11 majit”,

Analisti Enton Abilekaj u tregua i ashpër me të ashtuquajturën protestë që kishte premtuar opozita sonte përpara kryeministrisë për të denoncuar korrupsionin në qeverinë Rama dhe bllokimin e parlamentit nga PS në dëm të PD-së.

Abilekaj deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV ajo nuk ishte protestë, por një mish-mash dhe këtë ajo e bën qëllimisht për të mos bërë analizën e humbjes në 11 maj.  

“Është e vëshirë t’i rekomandosh një opozite se si duhet të reagojë në një sistem autokratik. Dikur ishte më e lehtë se dikur kishe një botë demokratike, ndërsa sot kërkesa për demokraci është bërë më e ulët.

Nëse këtu mund të kishte dialog mund ta justifikonim pjesëmarrjen dhe tonet e ulëta. Nuk duhet të flisnin 5 funksionarë dhe një qytetare në emigracion. Opozita duhet të bëjë analizën e asaj çfarë ka ndodhur. E tha edhe Salianji që duhet nuk duhet protestë, por revoltë për të angazhuar njerëzit.

Nëse oferta e opozitës nuk funksionon duhet bërë revoltë. Por të bësh një mish-mash aty dhe të bësh serenatë siç tha Vrenozi, kjo është gjëja më kot. Kjo s’mund ta zëvendësojë analizën e asaj që ndodhi më 11 maj. Këta vazhdojnë me taktikën e vjetër, duke bërë të njëjtën opozitë, që të mos bëjnë analizë dhe dalin në bulevard”- tha analisti Enton Abilekaj.

 

Po ndodh...

ide