Berisha kërcënon hapur dhe me emëra drejtuesit e Gjykatës së Posaçme: Shumë shpejt do ta merrni vesh...

24 Shkurt 2024, 21:26 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha kërcënon hapur dhe me emëra drejtuesit e Gjykatës
Pas disa ditësh "pushim" me rastin e "bashkimit" me deputetët e grupiti Bardhi-Tabaku që mbajnë formalisht narativën "pro drejtësi", Sali Berisha, mbrëmjen e kësaj të shtune ka shpërthyer egër kundër Gjykatës së Posaçme dhe SPAK. Madje ai ka shkuar deri aty sa ka kërcënuar sërish edhe nominalisht gjyqtaren Irna Maneku Gjoka. Kështu në fjalën e tij nga dritarja e shtëpisë ku gjendet në arrest pas masës së dhëne nga po kjo gjykatë, Sali Berisha, ka lëshuar shantazhe dhe kërcënime ndaj gjyqtarëve, duke paralajmëruar, se shumë shpejt shqiptarët do të marrin vesh se kush janë ata. Gjithashtu në të njëjtin fjalim, Berisha, ka vazhduar akuzat e rënda ndaj SPAK dhe kreut të këtij institucioni, Altin Dumanit, si dhe ka lëshuar një batërdi fyerjesh ndaj gazetarëve dhe analistëve që e kritikojnë atë dhe bashkimin e remë me Bardhin, Tabakun e të tjerë "parimorë, pro drejtësisë dhe SHBA".

Pjesë nga fjala e Sali Berisha:

Të dashur miq, sot kemi përpara suitën e lakejve, puthadorëve, të cilët nga mëngjesi gjer në darkë trumbetojnë një Shqipëri pa opozitë.

Sulmojnë një Shqipëri pa opozitë.

Nga mëngjesi gjer në darkë i thurin lavde dhe himne kreut të krimit të organizuar.

Sulmojnë opozitën, përpjekjet e saj, vetëm e vetëm të realizojnë ëndrrën e Edi Ramës, të Shqipërisë pa opozitë.

Por ata të cilët predikojnë, mbrojnë tezën e Shqipërisë pa opozitë, ata që besojnë se përdorin studiot, përdorin penën si hanxhar mbi opozitën, ata janë llumi i shoqërisë njerëzore.

Ata janë turpi i njeriut, ata janë qenie të zhveshura nga çdo dinjitet, janë skllevër të krimit, të vjedhjeve.

Opozitën, asgjë nuk e mposht.

Sot ajo është më afër se kurrë, më e fortë se kurrë, më e sigurt se kurrë, më besimplotë se kurrë në fitoren e saj.

Ndaj dhe të vazhdojmë ne betejën pa kthim, mosbindjen civile pa kthim.

Ndaj kësaj diktature të bazuar në aleancën me krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve; ndaj këtij regjimi që bën gjithçka për një Shqipëri pa opozitë; ndaj këtyre lakejve, puthadorëve që nga mëngjesi gjer në darkë sulmojnë opozitën në emër të Shqipërisë pa opozitë; ndaj hanxharëve të krimit në drejtësinë e turpit, drejtësinë e turpit dhe njëherë, e qenieve të shpërfytyruara, e qenieve të degraduara nga ryshfetet dhe pengmarrja.

Do merrni vesh se kush kryeson gjykatën speciale.

Do merrni vesh shpejt se çfarë përfaqëson Maneku-Gjoka.

Se ç’përfaqëson Dumani-Kraja.

Se ç’përfaqëson Sadush e kompani.

Miqtë e mi, beteja çdo ditë bëhet më jetike.

Çdo ditë bëhet më epike.

Çdo ditë që shkon, ecim më të sigurt drejt fitores.

Ndaj dhe duke u përshëndetur ju me përzemërsi, do t’i çoj një mesazh prapë Edvin Surrelit.

Të më falin banorët e Surrelit, se me aktin e parë do i shpëtojmë edhe ata prej atij banori që nuk është vetëm e keqja e Surrelit, është e keqja e Tiranës, është e keqja e Shqipërisë, është e keqja e shqiptarëve.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

Po ndodh...

ide