
Sekretet e nëndheshme të “Qytetit të Dritës”

Monumentet përrallore të Parisit, kishat e saj sublime dhe vendet ikonike, u ndërtuan nga guri gëlqeror i gërmuar në një labirint të gjerë guroresh nëntokësore, duke filluar që nga koha e Mesjetës. Të braktisura kohë pas kohe, këto tunele shtrihen në një gjatësi rreth 320 km dhe hyrja në to është e ndalur.
Megjithatë, të ashtuquajturit katafilë, apo eksplorues urbanë, nuk mund t’i rezistojnë dot tundimit për të hyrë atje nëpërmjet pusetave të trotuareve apo të dyerve sekrete.
Historitë mbi botën e nëndheshme të Parisit janë bërë legjendë: guroret e vjetra, muret e tyre të etiketuara me mbishkrime, kanë pritur diskotekat e natës, shfaqje arti të paligjshme, deri edhe kinema sekrete.
Epiteti “katafil” buron nga katakombet, që zënë një pjesë e guroreve të pashfrytëzuara, ku ndodhet një nga vendgrumbullimet më të mëdha të eshtrave njerëzore në botë. Të shtrira në një gjatësi gati 1.6 km nën rajonin e 14-të në Parisin Jugor, katakombet përmbajnë eshtrat e rreth gjashtë milionë parizianëve.
Si i vetmi vend i ligjshëm për të eksploruar tunelet nëntokësore, ato mbeten një atraksion turistik shumë popullor. Origjina e katakombeve ka lidhje me një incident të rëndë ndodhur në vitin 1774: një gropë e madhe u hap befas, duke përpirë disa shtëpi në një rrugë pranë Place Denfert-Rochereau.
U pa se rrjeti i guroreve poshtë kryeqytetit ishte i paqëndrueshëm dhe në rrezik shembje. Për të shmangur katastrofa të ngjashme, Mbreti Louis XVI emëroi arkitektin Charles-Axel Guillaumot, për të hartuar një plan për sigurinë e galerive në vitin 1777.

Një herë për Berishën tani për veten, "8 Janari" i dytë i Ramës!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128