Një stuhi gjeomagnetike pritet të godasë Evropën dhe SHBA-në

30 Korrik 2024, 14:15 / MISTERE&KURIOZITETE ALFA PRESS

Një stuhi gjeomagnetike pritet të godasë Evropën dhe

Një stuhi gjeomagnetike e nivelit G3 pritet të godasë Evropën dhe SHBA-në dhe se pas stuhisë do të shihen Dritat Veriore (Aurora Borealis)

Sipas lajmit të uebfaqes "space.com", Qendra e Parashikimit të Motit Hapësinor (SWPC) e Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës (NOAA) ka bërë paralajmërim për një stuhi gjeomagnetike.

SWPC njoftoi se ekziston mundësia e vëzhgimit të Aurora Borealis-it në gjerësinë e mesme të Tokës, në Evropë dhe SHBA, pas stuhisë gjeomagnetike që parashikohet të ndodhë gjatë ditës.

NOAA vuri në dukje se stuhia gjeomagnetike, e cila do të fillojë në nivelin G3 në një shkallë 5-nivelëshe, mund të vazhdojë deri më 1 gusht.