Ndërprerja e dytë, pas kolapsit global të shërbimeve! Microsoft: U shkaktua nga një sulm kibernetik
Një ndërprerje globale që prek produktet e Microsoft, përfshirë shërbimin e postës elektronike Outlook dhe Minecraft, është zgjidhur, tha gjigandi i teknologjisë.
Firma deklaroi se hetimet paraprake tregojnë se ndërprerja është shkaktuar nga një sulm kibernetik.
Në reagimin e parë, kompania kërkoi falje për incidentin, i cili zgjati pothuajse 10 orë dhe bëri që mijëra përdorues të raportojnë probleme me shërbimet e Microsoft.
Incidenti vjen më pak se dy javë pasi një ndërprerje e madhe globale “godit” rreth 8.5 milionë kompjuterë që përdorin sistemet e Microsoft, duke ndikuar në kujdesin shëndetësor dhe udhëtimet, pas një përditësimi të gabuar të softuerit nga firma e sigurisë kibernetike CrowdStrike.
"Sipas hetimeve fillestare një gabim në zbatimin e mbrojtjes sonë e përforcoi ndikimin e sulmit kibernetik në vend që ta zbusë atë”, tha kompania.
DDoS funksionojnë duke sulmuar një faqe interneti ose shërbim online me trafik interneti në një përpjekje për ta nxjerrë jashtë linje, ose për ta bërë atë të paarritshëm.
“Duket pak surreale që po përjetojmë një tjetër ndërprerje serioze të shërbimeve online nga Microsoft,” tha eksperti i sigurisë kompjuterike, profesor Alan Woodward.
“Ju do të prisni që infrastruktura e rrjetit të Microsoft-it të jetë e qëndrueshme ndaj sulmeve.”
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
O Sali, o hero, Edi Rama ty të do...
Mosbindje civile e PD, ndaj Sali Berishës
Alter ego e udhëheqësve të Shqipërisë: Banditi
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128