Legjenda e 'Shkëmbit te Vajtimit' në Krujë

15 Maj 2024, 08:06 / MISTERE&KURIOZITETE ALDO SULOLLARI

Legjenda e 'Shkëmbit te Vajtimit' në Krujë

Një zë koral vajzash flet për një histori tragjike. Historia ka ndodhur në Krujë, afro 600 vjet më pare dhe më pas u kthye në legjendë.

Ngjarjet zhvillohen mes maleve, ndërsa ushtritë osmane kishin rrethuar kështjellën dhe prijësi legjendar, Skënderbeu, luftonte për mbrojtjen e qytetit. Rapsodi popullor thotë se, këtu mes grykave të maleve, si në një amfiteatër tragjik natyror, 90 vajza, për të mos rënë në duart e ushtrisë së huaj, fluturuan nga një shkëmb i lartë, drejt humnerës.

Qysh prej atij moti, shkëmbi buzë greminës mori emrin Shkëmbi i Vajës. Qindra vjet pas kësaj historie, vendi është po ai. Male dhe gryka të thella, ku bashkë me historinë e vajzave, flenë edhe legjendat.

Legjenda e 'Shkëmbit te Vajtimit' në Krujë

Shtëpizat e reja, ndanë kështjellës, janë mbi të njejtat themele, mbi të vjetrat. Edhe këngët, gjithashtu. Pllaja e 1000 puthjeve. Këtu mijëra djem, që shkonin në luftë, ndofta, për të mos u kthyer më përqafoheshin me të dashurat dhe me familjarët e tyre, me një dhimbje të madhe.

Poshtë shkëmbit legjendë, ku prehen ëndërrat e vajzave martire, kalon një përrua i gjatë. Që mban edhe ai një emër tragjik, Përroi i Vajës. Për qindra vjet me radhë, në përkujtim të vajzave martire, populli i Krujës vajtoi heroinat e tij, duke mbushur me lot vaji përroin ndën shkëmb.

Legjenda e 'Shkëmbit te Vajtimit' në Krujë

Sipas banorëve, ky vend nuk do t’i ketë ditët të gjata. Tek përroi poshtë tij, industria do të ndërhyjë duke e shndërruar atë në një liqen për hidrocentral. Duke e shndërruar tashmë në absurd edhe këngët me legjendën për një shkëmb dhe një përrua që s’do të ekzistojnë më për sytë e publikut./ Alfapress.al

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128