Krijohet roboti që të jep këshilla për të nesërmen

6 Qershor 2024, 13:42 / MISTERE&KURIOZITETE ALFA PRESS

Krijohet roboti që të jep këshilla për të nesërmen

Krijohet një avatar i përdoruesit, që e projekton në moshë më të madhe, në gjendje t’i japë këshilla “vetes” dhe ta bëjë të reflektojë. Është një eksperiment i krijuar nga MIT, ku kanë ndërtuar një chatbot të bazuar në inteligjencën artificial, që simulon përdoruesin në një moshë tjetër.

Objektivi është të inkurajohen personat që të mendojnë me shumë sot mbi personin që duan të jenë në të ardhmen. Kjo lloj lidhjeje njeri-computer, duhet të inkurajoje për të marrë vendime më të mira në jetë, përfshirë këtu aktiviteti fizik i rregullt, të ushqyerit shëndetshëm, apo edhe kursimet për të ardhmen.

Për ndërveprimin me chatbot, përdoruesit duhet t’i përgjigjen më parë një sërë pyetjesh mbi veten, lidhjet me familjarët, miqtë, eksperiencat e kaluara dhe pritshmëritë e jetës ideale që mendojnë për vetën në të ardhmen. Këtu pra krijohet objektivi i qartë.

Më pas karikohet edhe një imazh i vetes, që më pas plaket në mënyrë dixhitale, duke projektuar një “ vete” shumë më të pjekur teksa nis dialogimi, për këshilla që teorikisht duhet të ndryshojnë prospektivat për mirë.