Kalifati abasid / Qytetërimi islamik, si shtëpi e dijes
Revolucioni abbasid ishte shumë i rëndësishëm edhe nga pikëpamja sociale: subjekt i historisë nuk ishin më fiset e vjetër nomadë dhe luftëtarë, por një borgjezi aktive që, në paqen dhe mirëqenien e përgjithshme, lulëzonte duke ushtruar tregtinë, duke kultivuar studimet dhe artet. Epoka e artë e abbasidëve korrespondoi pak a shumë me shekullin e parë të dominimit të tyre
Kalifati abasid (749-1258) u vendos në vijim të një revolte kundër dinastisë omaiade (661-749). Përkrahës të një interpretimi të ri të Islamit si teokraci mbi-etnike, centralizuese dhe e “iluminuar”, abasidët themeluan në vitin 762 një kryeqytet të ri të perandorisë islamike, Bagdadin, dhe krijuan – mbi të gjitha në shekullin e parë të dominimit të tyre – kushtet për zhvillimin e qytetërimit islamik “klasik”: mund të krijohet një ide duke menduar “Një mijë e një netët”, ngjarjet e të cilit zhvillohen pikërisht në Bagdadin e kësaj periudhe. Shfaqet shpesh herë si protagonist Kalifi abasid Harun al- Rashid.
Në këtë periudhë u themelua bayt al-hikma (“Shtëpia e Dijes”), që u shndërrua pothuajse në simbol të të ashtuquajturës “lëvizje e përkthimit” nga greqishtja në arabisht, të cilës i dha një shtytje të madhe Kalifi al-Ma- mun (813-833), bir i Harun Al-rashidit.
Fillimisht një bibliotekë private e pallatit – ndryshe nga dar al-‘ilm që u krijua më vonë (“Shtëpia e shkencës”) që ishte në fakt institucion publik – gjatë kalifatit të al- Ma’munm bayt al-hikmas, u bë një qendër e dijes enciklopedike dhe ajo u lidh me zhvillimin e vëzhgimeve astronomikë dhe kërkimeve në fushën e matematikës.
Një lëvizje e oborrit
Flitet për lëvizje përkthimi, me qëllim për të theksuar se marrja e pasurisë së shkencave jo kur’anore – matematika, astronomia, fizika, alkimia, mjekësia dhe filozofia – nuk nisi vetëm prej interesit të shkencëtarëve të vecantë, të dëshiruar për të përvetësuar një dije të huaj për nevojat e tyre intelektuale, por ishte gjithashtu, e ndoshta mbi të gjitha, rezultat i një përfshirjeje të drejtpërdrejtë të Kalifit dhe oborrit të tij. Me qëllimin për t’i rikthyer me forcë kalifatit drejtimin si politik ashtu edhe fetar të komunitetit islamik, al- Ma’mun shpalli doktrinë të shtetit tezën mu’tazilite të “Kur’anit të krijuar”.
Mu’tazilitët (“secesionistët”) e përshkruanin veten me shprehjen “njerëz të drejtësisë dhe njëjtësisë hyjnore”: mbështesnin përsosmërinë absolute të Zotit dhe pohonin se Kur’ani nuk ishte Fjala e Zotit jo e krijuar, por thoshin që ishte i krijuar dhe kështu që duhej interpretuar. Thoshin, veç të tjerash, që njeriu është autor dhe përgjegjës për veprimet e tij, duke mohuar pra si pasojë paracaktimin dhe duke pohuar që Zoti është domosdoshmërisht i drejtë. Arbitër i iluminuar dhe absolut i Fjalës së Zotit, Kalifi duhej të kishte dhuntinë për të gjykuar çfarë ishte më mirë për komunitetin e besimtarëve: supremacia kulturore e një Kalifati që nxit shkencat, duhej të bashkonte komunitetin e besimtarëve nën një teokraci përgjegjëse të konformizmit individual dhe social kundrejt të vërtetës dhe dijes (hikma) së Zotit dhe që Kalifi, pasardhës i Profetit, e njihte më mirë se kushdo tjetër. /Bota.al
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
O Sali, o hero, Edi Rama ty të do...
Mosbindje civile e PD, ndaj Sali Berishës
Alter ego e udhëheqësve të Shqipërisë: Banditi
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128