I zhdukur prej 126 vjetësh, fotografohet për herë të parë shumëkëmbëshi i frikshëm
Një lloj shumëkëmbëshi me ngjyrë kafe të errët, i pa dokumentuar për 126 vjet, është regjistruar në Parkun Natyror Makira, shtëpia e pyllit më të madh dhe më të paprekur në Madagaskar.
Shkencëtarët e rigjetën gjatë një ekspedite në ishullin afrikan në shtator të vitit të kaluar, por rezultatet sapo janë publikuar pas studimeve të gjata të kryera mbi specien, që ishte një nga 21 të shpallura të zhdukura.
Organizata e ruajtjes synon të lokalizojë specie që nuk janë parë dhe regjistruar për të paktën 10 vjet, që të ndihmojë në parandalimin e zhdukjes së specieve.
Shembulli më i gjatë i shumëkëmbëshit i vëzhguar ishte një femër gjigante me përmasa 27,5 centimetra dhe ekipi u befasua kur zbuloi se pavarësisht mungesës së të dhënave shkencore, millipeda ishte në fakt mjaft e zakonshme në të gjithë pyllin tropikal.
Christina Biggs, një nga oficeret e ekipit tregon se pa një shumëkëmbësh gjigant duke u zvarritur mbi çizmet e saj jashtë çadrës së një mëngjes.
“E filmova për një kohë sepse mendova se ishte e lezetshme, duke mos pasur asnjë ide se ishte një specie e humbur reale”, tha ajo për CNN
‘I dërguam materialet një kolegu gjerman të specializuar për shumëkëmbëshat e Madagaskanit, kur zbuluam se nuk ishte dokumentuar që nga viti 1897." Shtoi ajo
Midis 20 llojeve të tjera të rizbuluara janë merimangat kërcyese, brumbujt e luleve si milingona dhe tre lloje peshqish. Studiuesit gjithashtu dokumentuan specie të reja që nuk ishin regjistruar më parë në Makira, si merimanga zebra.
Ndërsa në rang global, janë afro 4 mijë 300 specie që nuk janë dokumentuar në një dekadë ose më shumë.
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
O Sali, o hero, Edi Rama ty të do...
Mosbindje civile e PD, ndaj Sali Berishës
Alter ego e udhëheqësve të Shqipërisë: Banditi
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128