18 vite nga zhdukja e yllit të “Beethoven”, ngjarja mbetet mister

28 Korrik 2024, 00:00 / MISTERE&KURIOZITETE ALFA PRESS

18 vite nga zhdukja e yllit të “Beethoven”, ngjarja mbetet

Aktori Joe Pichler, ish-ylli i filmave për fëmijë, i njohur për rolet e tij në seritë “Beethoven” dhe “Varsity Blues,” u zhduk në mënyrë misterioze në moshën 18-vjeçare. Pichler u zhduk më 5 janar 2006, vetëm disa javë para ditëlindjes së tij të 19-të, shkruan Daily Mail.

Pichler, i cili kishte lënë pas karrierën e tij të aktrimit dhe jetonte në vendlindjen e tij në Bremerton, Washington, bëri një telefonatë të fundit me një mik në orën 4 të mëngjesit më 5 janar. Më vonë, makina e tij u gjet e braktisur më 9 janar 2006, në Bremerton, me një shënim dhe një poezi brenda.