Dyshimi/ Çfarë mendon Edi Rama për firmën e babait, e cila çoi në litar poetin Havzi Nelaj

11 Gusht 2022, 12:12 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dyshimi/ Çfarë mendon Edi Rama për firmën e babait, e

Janë mbushur 34 vjet që nga dita kur poeti Havzi Nela u var pa mëshirë në mes të qytetit të Kukësit, edhe pse regjimi ishte në grahmat e fundit.

Poeti rebel, Nela, pas një kalvari vuajtjesh dhe internimesh  në kampet famëkeqe të komunizmit, u fut në burgjet politike të Burrelit, të Spaçit e më pas në 10 gusht 1988 ekzekutua me vdekje në litar edhe pse u nëshkrua një peticion i gjerë në atë kohë për faljen e jetës.

Ishete një  Komision i Kuvendit Popullorë ku bënte pjesë edhe babai Edi Ramës, Kristaq Rama, i cili refuzoi përfundimisht edhe faljen e tij.

E për këtë arsye, bashkëshortja e poetit të njohur Lavdie Nela, më 10 gusht ditën e përkujtimit të këtij akti makabër,  kërkoi dorëheqjen e Edi Ramës, dhe një ndjesë për dramën që i kanë shkaktuar familjes së saj.

"Kryeministri i vendit të dënojë krimet e babait të tij. Ja ku e ka emrin, Kristaq Rama. Të gjitha janë me emër dhe mbiemër. Dosjen e kanë, le ti hapet. Në rast se Edi Rama ka din e iman, në rast se ka një pikë gjak shqiptari, ai sot duhet të japë dorëheqjen.

34 vite për mua duken 340, sepse drejtësia shqiptarë nuk ka i ka dhënë të drejtë poetit", tha ajo.

Kujtojmë se për këtë çështje Edi Rama ka folur vetëm njëherë. I pyetur për këtë në vitin 2020, ai tha se “nuk ishte i bindur për nënshkrimin” në dokumentin e miratimit të ekzekutimit. 

Kjo deklaratë duket më shumë si një shmangke dhe justifikim, pasi ai si kryeministër i vendit i ka të gjitha mundësitë që të verifikojë autenticitetin e dokumentin ku mes të tjerave gjendet edhe firma e Kristaq Ramës./Alfapress.al

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128