Zgjedhjet e balotazhit në Kosovë, KQZ: Mbi 6 për qind votuan deri në orën 11:00

9 Nëntor 2025, 12:02 / KOSOVA ALFA PRESS

Zgjedhjet e balotazhit në Kosovë, KQZ: Mbi 6 për qind votuan deri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi se 6,13 për qind e qytetarëve kanë votuar deri në orën 11:00 në 18 komunat ku po zhvillohet balotazhi për kryetar komune.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se 80.659 qytetarë votuan në këto 18 komuna deri në orën 11:00, sipas të dhënave nga mbi 95 për qind të vendvotimeve.

Mbi 1 milion qytetarë kanë të drejtë vote në balotazh.

Kjo është një dalje pak më e ulët krahasuar me raundin e parë të zgjedhjeve më 12 tetor, kur deri në orën e njëjtë në këto 18 komuna kishin votuar 7.58 për qind.

Po ndodh...

ide