Vjosa Osmani nderohet me çmimin “M100 Media Award” në Gjermani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është nderuar sot me çmimin M100 Media Award, çmim që u jepet personaliteteve që janë të përkushtuar për forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit, lirisë së shprehjes dhe lirisë së shtypit dhe mbrojtjes së vlerave evropiane.
Në fjalën e saj Osmani dha mesazhe kundër luftës e kundër diktaturës, derisa u shpreh se liderët duhet të sigurohen që fëmijët të mos i përjetojnë kurrë tmerret që gjeneratat e mëhershme i kanë përkujtuar.
“Falemnderit, cfarë nderi për popullin e Kosovës së pari… më vjen keq që s’mund ta therm fjalimin në gjermanisht. Të qëndrosh para jush dhe të shohësh kampionë të demokracisë është një nder një që më më përul thellësisht. Mbrëmë e lexova në një libër, ku shoshte “çdo gjeneratë e fëmijëve i ofron njerëzimit një mundësi të rë për rindërtimin e rrënojave në botë”. Më kujtoi që gjenerata e fëmijëve në Kosovë, është gjenerata e parë që do rritet pa luftë. Duhet të sigurohemi që kurrë mos ta dijnë çfarë do të thotë e kundërta e paqes, e demokracisë, të sigurohemi që të mos i kalojnë ato që i kemi kaluar ne”, tha ajo.
“Vetëm vitin e kaluar, isha e ulur në audiencë duke parë teksa po i jepnit çmimin M100 popullit të Ukrainës. Paraprakisht u shfaq një video. Një që përshkruan dhimbjen, vuajtjen, shkatërrimin e njerëzve të pafajshëm dhe shtëpive të stërgjyshërve të tyre, por gjithashtu tregon guximin, vendosmërine.
dhe qëndrueshmërinë e ukrainasve për të luftuar për të lirinë dhe demokracinë, me çdo gjë që duhet”, është shprehur Osmani.
Më tej, ajo ka theksuar se shqiptarët e Kosovës e ndjejnë dhimbjen që sot ukrainasit e përjetojnë.
“Por siç ndodh me të gjithë që vijnë nga Kosova, kur shikojmë këto video të Ukrainës, nuk është thjesht një ndjenjë e largët apo për ndonjë nocion abstrakt i normave të së drejtës ndërkombëtare dhe domosdoshmërisë për mbrojtjen e tyre. Për ne, është një tmerr i rijetuar, një dhimbje e ndjerë vazhdimisht, një plagë shumë e thellë, por një plagë që nuk na ka penguar kurrë të bëhemi të mbijetuar që lulëzuan”.
“Ne ishim në vendin e tyre, ishim në pozitën e tyre, pamë shkatërrimin dhe vuajtjen që sjell e kundërta e demokracisë, prandaj sot jemi kaq të përkushtuar, kaq të palëkundur dhe kaq të vendosur për të luftuar çdo betejë dhe për ta paguar me çdo çmim sigurimin e mbijetesës dhe suksesit”.
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
O Sali, o hero, Edi Rama ty të do...
Mosbindje civile e PD, ndaj Sali Berishës
Alter ego e udhëheqësve të Shqipërisë: Banditi
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128