Kurti për “Reuters”: Serbia mund të na sulmojë, Kosova është e përgatitur

11 Gusht 2022, 14:01 / KOSOVA ALFA PRESS

Kurti për “Reuters”: Serbia mund të na sulmojë,

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti paralajmëroi edhe një herë për një konflikt të mundshëm të armatosur me Serbinë, pas tensioneve të shtuara kufitare me Beogradin gjatë muajit të kaluar.

Në një intervistë për “Reuters” Kurti tha se Kosova është e përgatitur për një sulm të mundshëm nga Beogradi.

“Kosova është e përgatitur të qëndrojë kundër një sulmi të mundshëm nga Serbia pasi përkeqësimi i situatës me minoritetin serb mund të rezultojë në një konflikt të ri të armatosur”, tha Kurti.

“Nuk duhet të përjashtojmë që këto politika agresive të Beogradit mund të kthehen edhe në një sulm kundër Kosovës në një mënyrë apo tjetrën. Ne jemi vigjilentë, por jo të frikësuar. Unë nuk po them se do të na sulmojnë këtë javë ose në vijim, por do të ishte krejtësisht e papërgjegjshme të përjashtohej, mundësia e rritjes së tensioneve dhe konflikteve të reja”, u shpreh ai.

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128