Incidenti i Vjosa Osmanit/ Albin Kurti njofton vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut! Çfarë do diskutohet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të vizitojë Maqedoninë e Veriut. Gazeta Ekspres bën të ditur se të hënën Kurti do të takojë homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Kryeministrin Hristjan Mickoski.
Takimi do të mbahet në ora 10:00 ku do të marrin pjesë edhe disa anëtarë tjerë të qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga koalicioni VLEN. Sipas informatave, pjesë e këtij takimi do të jetë edhe Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz.
Kjo vizitë ndodh në kohën kur Kosova i ka dërguar notë proteste Maqedonisë së Veriut për shkak të incidentit që ndodhi në aeroportin e Shkupit me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kur policia e aeroportit i ka kërkuar kësaj të fundit që të dorëzojë çantën e dorës dhe telefonin celular për kontroll, pas çka ka pasuar një zënkë mes sigurimit të Presidentes dhe atyre të aeroportit.
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128