Sulmi në Banjskë/ Ngrihet aktakuzë ndaj Radoiçiçit dhe 44 personave të tjerë

11 Shtator 2024, 13:48 / KOSOVA ALFA PRESS

Sulmi në Banjskë/ Ngrihet aktakuzë ndaj Radoiçiçit
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave në rastin e sulmit terrorist që ndodhi vitin e kaluar në Banjskë.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka thënë se është punuar intensivisht për të arritur deri te ngritja e kësaj aktakuze.

Ai ka shtuar se në mesin e personave që është ngritur aktakuzë është edhe Milan Radoiçiqi.