Grabitën lokalin në Mitrovicë, arrestohen 2 persona

Policia e Kosovës ka arrestuar sot personat K.C. (28) dhe Z.M. (42) nën dyshimet për një rast grabitjeje në rrugën “Dervarska”, në Mitrovicë të Veriut.
Sipas deklarimeve të ankuesit, dy persona të dyshuar kishin hyrë me forcë në lokalin e tij dhe kishin vjedhur një shumë të parave.
Njëri nga të dyshuarit ishte ndaluar nga punëtorët e një kompanie të sigurimit fizik, ndërsa personi tjetër ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Të dy personat janë arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor për intervistim.
Gjatë kontrollit, te të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një shumë e parave që dyshohet se ka lidhje me rastin.
Ekzistojnë dyshime se të njëjtit mund të jenë të përfshirë edhe në dy raste të tjera të vjedhjeve të raportuara ditëve të fundit, ndërsa njëri nga të dyshuarit e ka pranuar përfshirjen në këto raste gjatë fazës së intervistimit.
Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit te Shtetit, i cili me aktvendim ka urdhëruar ndalimin e të dy personave për 48 orë, ndërsa është iniciuar rasti vjedhje e rëndë.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



