Babai i vrau nënën, vajza e Gjyljeta Ukellës udhëheq protestën në Pejë

17 Prill 2024, 14:15 / KOSOVA ALFA PRESS

Babai i vrau nënën, vajza e Gjyljeta Ukellës udhëheq

Vajza Gjyljeta Ukellës, e cila kjo e fundit u ekzekutua nga bashkëshorti i saj Edmond Lajçi, mesditën e së mërkurës, brenda banesës së saj, ka udhëhequr ditën e sotme protestën e organizuar për vrasjen e nënës së saj.

Organizatat e shoqërisë civile në Pejë kanë nisur marshin protestues paqësore në shenjë revolte ndaj vrasjes së Gjyljeta Ukellës.

Marshi nisi në qendrën e qytetit për të vazhduar te objektet e Policisë, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë Themelore në Pejë.

Ndërkohë, Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj Edmond Lajçi, i cili më 16 prill, ekzekutoi brenda banesës nënën e tre fëmijëve.

Protestusit mbanin në dorë pankarta ku shkruhej “kot sa flasim, derisa ata vrasin”, si edhe bluze të stampuara me imazhin e viktimës.

Babai i vrau nënën, vajza e Gjyljeta Ukellës udhëheq

Babai i vrau nënën, vajza e Gjyljeta Ukellës udhëheq

 

Po ndodh...

ide