Aksidentohet ish-banorja e BBV: Shkova deri te Zoti, por më ktheu prapë

28 Tetor 2025, 19:39 / KOSOVA ALFA PRESS

Aksidentohet ish-banorja e BBV: Shkova deri te Zoti, por më ktheu

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 1, Juliana Nura, ka pësuar një aksident rrugor në orët e para të mëngjesit, ndërsa udhëtonte drejt Zvicrës. Aksidenti ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit në Slloveni.

Përmes videove në Instastory, ajo tregoi makinën e dëmtuar dhe përshkroi përplasjen si shumë të rrezikshme. Juliana rrëfeu se për një moment kishte menduar se mund të humbte jetën:

“Pas tmerrit të sotëm, premtoj që do të buzëqesh, do të kërcej, do të dëgjoj muzikë,”- tha ajo.

“Njeriu e kupton sa e brishtë është jeta vetëm kur i shikon sytë e vdekjes. Sot, më shumë se kurrë, jam mirënjohëse për çdo frymëmarrje,”- tha ajo.

Po ndodh...

ide