Studimi/ Pse një medalist i bronztë është më “i lumtur” se një medalist i argjendtë
Të marrësh pjesë në Lojërat Olimpike për të përfaqësuar vendin tënd, sigurisht është një krenari e madhe, por akoma më e madhe është kur kthehesh nga aty me një medalje.
Të gjithë sportistët pjesëmarrës synojnë të artën, medaljen që i vendos në krye të podiumit, por mesa duket, megjithatë, duket se po aq të lumtur janë edhe ata që marrin një medalje të bronztë.
Sipas një studimi, në përgjithësi rezulton se këta të fundit janë “më të lumtur” sesa medalistët e argjendtë në fund të garës.
Ky rezultat studimor u arrit nga shumë kërkime pasi u studiuan reagimet e medalistëve të argjendtë dhe të atyre të bronztë.
Në rastin më ideal, medalisti i argjendtë do të duhej të ishte më i lumtur sesa i bronzti. Por, mendja e njeriut nuk punon si matematika. Kjo ndodh për shkak të fenomenit të quajtur “gjëja kontra-faktuese”.
Medalisti i argjendtë mendon, “Oh, unë nuk munda ta fitoja medaljen e artë.” Kurse, medalisti i bronztë mendon, “së paku e mora një medalje.” Medalja e argjendtë është fitore pas humbjes, kurse medalja e bronztë është fitore pas fitores.
Kjo ndodh edhe në jetën tonë, ne nuk e vlerësojmë atë që e kemi, por ndihemi keq për atë që nuk e kemi.
-
Superkompjuteri i OPTA parashikon fituesin e Premier League
12 Gusht, 17:27 -
Doktor Fisheri dhe Doktor Penxhereja
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128