Ja pse duhet të pini çaj kur është nxehtë?

11 Gusht 2022, 18:05 / JETË ALFA PRESS

Ja pse duhet të pini çaj kur është nxehtë?

Kur moti është i ngrohtë, është shumë e rëndësishme të pini mjaft lëngje dhe të përpiqeni të mos qëndroni shumë në diell.

Shumica e njerëzve kërkojnë një pije të ftohtë për të shuar etjen dhe për të mposhtur vapën e madhe, por studimet kanë treguar se kjo nuk është një ide e mirë.

Hulumtimet sugjerojnë se pirja e çajit të nxehtë në verë ka një efekt më të mirë në trup se sa pijet e ftohta.

Studiuesit arsyetojnë se pirja e diçkaje të ngrohtë stimulon termo-sensorët e trupit, një molekulë ARN e ndjeshme ndaj temperaturës, e cila shkakton më shumë djersë.

Kur pini çaj, djersiteni më shumë. 

Shumë njerëz ndoshta nuk do ta pëlqejnë këtë fakt, por djersa ka një funksion të rëndësishëm – ndihmon trupin të ftohet.

Kur pini diçka të ftohtë, trupi fillon të nxehet për të kompensuar ndryshimin e temperaturës, ndërsa kur pini diçka të ngrohtë, ndodh efekti i kundërt.

Në shumë vende aziatike dhe disa në Lindjen e Mesme, pirja e një çaji të nxehtë gjatë muajve të verës është mjaft e zakonshme.

Në një farë mënyre, pirja e një çaji të nxehtë në verë do t’ju ndihmojë gjithashtu të mbani temperaturën e duhur të trupit. 

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128