Ushtari Gaz Bardhi, i zellshëm ndaj Berishës dhe shërbëtor i Ramës!
Gazment Bardhi i ngjan atyre të konvertuarve që për t’u bërë i besueshëm te bashkësia e re, tregohen më radikal se të tjerët.
Duke qenë se përherë e ka frikën se Berisha do ta djegë në zgjedhjet e vitit 2025 për shkak se e njeh më mirë se të tjerët, Bardhit i duhet t’i bëjë Berishës shërbime që, fjala vjen, Flamuri nuk ia bën dot. Jo se nuk do, por nuk di, aq e ka mundësinë.
Për këto që nuk bëjnë dot të tjerët, Berisha përdor Bardhin, i cili nga foltorja e Kuvendit sot sulmoi kolegët e tij, duke u kërkuar dorëheqjen nëse do të ishin parimor në kërkesën e tyre për lista të hapura.
Domethënë Gaz Bardhi, i cili në jetën e tij politike, gjithçka e ka të dhuruar, për shkak të mosbërjes së asnjë gare elektorale apo beteje politike, i kërkon deputetëve, një pjesë e të cilëve edhe të sprovuar gjatë në përballjet elektorale, të japin dorëheqjen vetëm pse kërkojnë hapjen e listave.
Të mendosh që Bardhi në zgjedhjet e vitit 2021, edhe pse ishte numri dy i PD-së, edhe pse drejtonte një qark si ai i Elbasanit, në të cilin iu vu në dispozicion një infrastrukturë e tërë logjistike, arriti të marrë vetëm 3984 vota, gjë që tregon se sa e mbështetën demokratët e Elbasanit Gazment Bardhit.
Duke i ditur kuotat e tij, atij i duhet të shndërrohet në një ushtar të zellshëm të Sali Berishës, duke bërë së bashku me Oerd Bylykbashin, një tjetër kanakar dhe apartkçi i pavotuar asnjëherë i oborrit të familjes Berisha, që së bashku me Damian Gjiknurin e PS-së, t’u shërbjenë shefave të tyre, Berishës dhe Ramës, të cilët kanë halle të pambyllura me drejtësinë dhe me SPAK-un.
Doktor Fisheri dhe Doktor Penxhereja
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128