Pa Drama!
Enkelejd Alibeaj vendosi të ndahet nga rrugëtimi me Lulzim Bashën.
Dua ti bie shkurt, Enkelejd Alibeaj karekterizohet nga disa elementë:
Karakteri i fortë,
Njeri që nuk bën kompromis me idetë dhe bindjet e tij,
Ndershmëria dhe në gjykimin tim modest, Është njeri dhe politikan me Racio/ logjikë shumë të fortë.
Padyshim që ka edhe shumë të meta, si çdo kush nga ne.
Ama diçka ju them me sinqeritet, edhe pse unë si Sidi kam bërë çfarë kam pasur në dorë që Alibeaj me Bashën mos të ndaheshin, me ftohtësi sot gjykoj që më mirë që u ndanë.
Ishte bërë stresante klima në ekip për strategjinë ndaj Berishës!
Kush nga kori i korbave që ju bashkua Berishës, fërkon duart sot e ka gabim!
Alibeaj u nda nga Basha, për qëndrim të butë ndaj Berishës, kërkon edhe më shumë luftë ndaj Sali Berishës, edhe më shumë distancim dhe prerje komunikimi me Berishën dhe këdo që i qëndron atij pranë qoftë edhe “si mendim ndryshe”.
Çfarë është nën hijen e Berishës, duhet përçmuar, duhet përbuzur dhe është sëmundje ndaj të djathtës.- po e perifrazoj Enkeljdin (duke i kërkuar ndjesë).
Korbat që donin dhe duan të justifikojnë përuljen e tyre dhe bashkimin te Berisha me “fajin e ka Lulzim Basha”, duhet të kuptojnë që janë komplet jashtë realiteti!
Unë i kam parë Bashën dhe Enkelejdin në momente qetësie politike, jashtë kamerave dhe sallave partiake (si foto në fjalë) dhe e di sa miqësi kanë pasur.
Askush nga këta që fërkon duart sot, nuk ka 1 të 100 e funksionit konjitiv të Enkelejdit, askush nuk ka aftësinë të njohë dikë me mprehtësinë e Enkelejdit.
Po të ishte për Bashën si njeri, ndarja nuk do ishte bërë kurrë… ashtu sië qëndron përçmimi për vemje politike si Gazi, Jorida e shokët poshtë ballkonit të komunistit me kulla të reja çdo 8muaj!
Ka 2 korsi shpejtësie dhe stretegjie të betejës me “berishizmin” pjesë e të cilës është dhe Edi Rama.
Se kush ka të drejtë bë strategjinë e tij, do e tregojë koha sepse jam i sigurtë që “PD e Berishës” ka vetëm një fund: zhdukjen politike dhe përballjen në burg dhe dyerve të gjykatave!
Miqve të mijë ju bëj një thirrje:
Mendimi ndryshe është pasuri, idhujtaria është primitivizëm. Të gjithë janë njerëzit që bënë udhëtim të bashkët, disa mendojnë të kenë një strategji më agresive ndaj Berishës, disa mendojnë një strategji më të kalkuluar.
Ama destinacioni i të gjithëve (besoj e shpresoj) është shkatërrimi i Berishizmit, si e vetmja rrugë për të krijuar formacionin që do largojë Ramën dhe do mbyllë tranzicionin në vend!
Doktor Fisheri dhe Doktor Penxhereja
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128