Nëna ime Militante
Për të kuptuar militantin politik nuk më duhet të shkoj larg, e kam në shtëpi. Nëna ime ka një alergji të hapur ndaj Edi Ramës. I kruhet trupi kur ia përmend, portreti i merr një shprehje bezdie dhe acarimi që tejkalon çdo arsye. Më sheh me një shprehje keqardhjeje dhe nga goja e saj del përherë togfjalëshi: “A ka mundësi…”
E ka seriozisht. Fytyra i skuqet dhe mllefi i lexohet edhe në flokë.
Këmbët i lëvizin me një ritëm nervoz, duart po ashtu. Merr aparatin e tensionit sa herë që e pyes:
-“Pse e urren Edi Ramën”.
E gjithë kjo i buron nga qenia militante. E shkallës më të lartë, gati patologjike.
Kur Militanti ndeshet me Arsyen apo PYETJEN LOGJIKE, ndjehet I FYER. Për politikën vendos zemra e saj, jo mendja. Mendja është në kërkim vetëm të atyre mendimeve që përligjin ndjenjat. Rendi është gabim. Pra, në vend që Arsyeja ta çojë te, le të themi, te dashuria për Liderin, ndodh e kundërta: Nga dashuria për Liderin buron selektimi i atyre arsyetimeve që çojnë ujë në mullirin e Tij.
Mendimet që rastësisht hyjnë në Trurin tonë, në mënyrë të pavetëdijshme, dhe shkojnë kundër Liderit, largohen menjëherë prej aty ose fshihen prej Trurit siç fshihen ëndrrat perverse apo të turpshme. Nuk lihen asnjë sekondë aty; ato mund të infektojnë trurin me ARSYE!
Për të mu kundërvënë më pyet anasjelltas: “Po ti, pse e urren Ramën”?
I them që nuk e pëlqej sepse është arrogant më së pari. Unë kurrë nuk do përkrah një bullist, se Qeveris me mendësinë e Totaliatrit, se ndan copëra Shqipërie si të ishin të babës, se është manipulator i opinionit përmes fasadës. Sa për të thënë diçka.
“Ja, për këto e urrej edhe unë” -thotë e çliruar.
Në fakt ajo nuk e urren për këtë. E urren sepse është rivali i Sali Berishës.
Kur Sali Berisha pat thënë atë frazën; “Jam Sali Berisha unë o budallenj”, më mori në telefon. Kishte gaz në shpirt, ishte në delir. Ajo shprehje i ishte dukur një gjenialitet!
-“A e pe në Parlament Salën” -më tha.
-“Po”- i thashë
-“Dhe nuk ke asgjë për të më thënë” – shtoi me një ton habitor prej të prekure rëndë...
-“Jo” – I thashë- “ishte nëj gjë pa kuptim, një budallallëk”.
Ishte si ta kisha sharë aty ku nuk mban më. Pllakosi një heshtje, një lloj heshtjeje që flet më shumë se çdo lloj fjale. Dikur më tha:
“Ti ke diçka kundër Sali Berishës përderisa “as kjo mrekulli” nuk të pëlqeu. Besa më ka thënë edhe Ziza diçka..."
Për ta bërë edhe më keq situatën i thashë:
-“Imagjino të thotë psh Taulant Balla “jam Taulant Balla unë o budallenj”, si do ishte ndier ti"?
Ky ishte kulmi! Krahasimi i Sali Berishës me Taulant Ballën ishte më shumë sesa mund të duronte ajo!
-Çfarëëëë theeeeee? Mossss more burrrë mos bje kaq poshtëëëë, unë e di se ti nuk e mendon kështu por do të më mërzisësh mua”.
Kishte një lutje për mëshirë në zë, një kërkesë për të folë sinqerisht, jo për të ekstremizuar. Aq shumë është e indoktrinuar. Mes meje dhe Berishës, nëse do ishte fjala vjen një kërkesë për të bërë një vit burrg, jam I bindur se do më thoshte:
-“Ermal, më i ri je të keqen mami, asgjë nuk është një vit burg”.
Ky quhet flakje tej e Arsyes si pengesa më e madhe për dominimin total të emocioneve.
********
Armiku më i madh militantit është ARSYEJA. Pyetja është për militantin, siç është Antikrishti, Ateisti ose Djalli për Besimtarin.
Nëse një individ përpiqet me Arsye të kundërshtojë thëniet e Profetit, Krishtit apo Liderit, atëherë, Militanti e ndjen detyrë të brendshme të luftojë, qoftë edhe me sakrifica personale.
Arsyeja është dinake, e hollë, cinike, tradhtare. Militanti sheh vërtetë diçka të poshtër te Arsyeja, diçka që synon të luajë me intelektin e tyre të ligur. Është vërtetë një luftë e pabarabartë, një goditje nën brez për të, që, një e dy, të nxjerrësh Arsyen nga koka.
Po ai, ç’të nxjerrë ai kur kokën e ka bosh?!
Ndaj Militanti merrr masat e veta. Së pari hyjnizon Antagonistin e Arsyes, Liderin e Paarsyes.
Lideri i Paarsyes është i bardhë si Bora, i qashtër si Krishti, i brishtë si Qelqi. Ai duhet mbrojtur nga pabesia tradhtare e Arsyes, nga vërshimi i paskrupullt i Fakteve. Fakti, veçanërisht Fakti dhe e Vërteta , e turbullojnë më së tepërmi Militantin! E çfarë pastaj se ti ke Faktin? E çfarë pastaj se ti ke të Vërtetën?
Siç ka besimtari besimin te Profeti edhe Militanti beson te Lideri.
“Te Besimi nuk shkohet me Arsye”- thotë Besimtari.
Njësoj mund të kundërshtohet Lideri me Fakte! E Vërteta mund të modifikohet, këndvështrohet. E nëse nuk luftohet dot, e vërteta mund të asgjësohet! Çfarë është Ajo përpara Liderit?! Një pengesë e vogël, një hiçmosgjë! A mundet ta lërë Militanti Të Vërtetën të bëhet pengesa ku mundet të marrë në thua Lideri? Kurrën e kurrës!
Por e Vërteta është eter, fjalë, fakt. Jo materie, shat, kazëm apo pushkë. Atëherë kalohet te mbartësi i së Vërtetës. Ai është si mbartësi i Virusit. Duhet të karantinohet, të eleminohet, të asgjësohet. Përndryshe do infektojë Popullin me Virusin e së Vërtetës.
Gjëja më trishtuese te Militanti është bindja e tij se po bën mirë. Truri i tij i lavazhuar qysh fëmijë me broçkulla konspiracioniste, me tradhtarë të zinj, koncepte zulmëmëdha si dashuria për atdheun, xhamadani, flamuri, etj etj, e ka shumë të vështirë të flasë për gjëra të vogla si fjala vjen ekonomia, pensionet, qiratë, rrogat, çmimet, siguria. Këto janë dytësore.
Në fakt nuk janë shumë ndryshe nga nëna ime as gazetarët/opinionistët e mediave. Janë pak më të këqinj se ajo. Ata paguhen për të qenë militant, për të mbushur zemrate militantëve me hov të ri që tu kundërvihen sivëllezërve të kampit tjetër. Këta janë manipulatorët më të mëdhenj.
Shkoj pak gjatë dhe e di që ka humbur durimi ndaj po e lë këtu...
Turpi i revolucionarëve të Saliut në Bruksel
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128