Misioni i Agron Shehajt!

10 Dhjetor 2024, 22:26 / IDE NGA SIDI HASANAJ

Misioni i Agron Shehajt!

Sot në mbrëmje deputeti Agron Shehaj bëri një akuza publike në një dalje televizive, aq sa të fortë… aq dhe të gënjeshtërt.

A.Shehaj përmes një intrige politike, akuzoi Lulzim Bashën se përmes një padie në mbivendosje ndaj asaj të deputetëve të Sali Berishës në Gjykatën Kushtetuese, i kishte shërbyer O.Xhaçkës dhe vetë mazhorancës për të fituar pafund kohë përmes vonesave në shqyrtimin e çështjes nga Gjykata.

Akuza ishte shumë e fortë, pra sipas Shehajt, Basha kishte bërë qëllimisht një padi të dytë në Gj.Kushtetuese për të vonuar çështjen e Olta Xhaçkës, duke i dhënë oksigjen asaj.

Por siç thashë në hyrje, kjo akuzë aq sa ishte e fortë, ishte aq edhe e gënjeshtërt!

Të bëjmë “fact-check” ose një përballje faktesh:

1. Në 18 nëntor të vitit 2022 u depozitua një padi në Gjykatën Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës.

2. Padia është e depozituar në Gjykatë, nga deputeti Gazment Bardhi (asaj kohe kundërshtar i Berishës).

3. Lulzim Basha nuk është fare në hartuesit apo firmëtarët e asaj padie. Emri i tij nuk rezulton kërkund!

4. Në atë periudhë L.Basha nuk ka qenë kryetar i PD, nuk ka qenë as prezent në Parlament.

Atëherë, nisur nga këto fakte kokëforte, ku hyn Lulzim Basha në akuzën e Agron Shehajt?

Gjykuar në racionalitet dhe objektivitet, ështëne qartë që Lulzim Basha nuk ka asnjë lidhje me padinë në kushtetuese që Agron Shehaj e akuzin si artificë për ti shpëtuar mandatin Olta Xhaçkës.

Por përse Agron Shehaj, bën një akuzë të tillë, kaq të sforcuar në raport me faktet, kaq larg të vërtetës?

Fushata elektorale është në prag, Agron Shehaj është në mision.

Çfarë misioni?

Përgjigjia e shkurtër është: Të vazhdojë pasurimin ekonomik përmes shërbimit politik, dhe këtë ja sigurojnë Edi Rama dhe Sali Berisha në shkëmbim të një shërbimi:
Luftën ndaj Lulzim Bashës.

Padyshim që e thënë kështu “thatë”, tingëllon koonspiracion me nota patetizmi dhe retorike politike boshe… por le ta elaborojmë paksa:

Kur S.Berisha krijon nuklën e foltoreve, të cilat kulmuan me kuvendin në stadium të 11Dhjetorit dhe sulmin barbar e primitiv të 11Janarit, personazhet që pjesë e asaj bërthame ishin nga më të errtët në hije korrupsioni dhe aktiviteti kriminal.

Nga Miftar Lumneshi, te anëtarë të bandave si B9 në Britani, te ish shefa policie si Agron Kuliqi e Erzen Breçani etj etj figura të errëta, por ajo që spikati ishte dhe figura e Agron Shehajt.
Shehaj shfaqej në stadium në kuvendin e 11Dhjetorit, krah Nokës, Lumneshit dhe Kuliqit.

Si mundet që një politikan i ri, me flamurin e antikorrupsionit të dalë në publik krah këtyre figurave kaq të errëta?

Si mundet të rreshtohet krah Nongratës nga SHBA në betejën Don Kishioteske për të mundur “Blinkenin e korruptuar, që i binte në qaf ndershmërisë dhe integritet me emrin S.Berishë”?

Sot, Gazment Bardhi, që depozitoi padinë për të cilën Shehaj akuzon në mënyrë të gpnjeshtërt Bashën, është nënkryetar i Sali Berishës… Agron Shehaj heshti sot në akuzën e tij për emrin e Bardhit, sepse qëllimi nuk është padia por baltosja e figurës së Lulzim Bashës.

Misioni i Agron Shehajt, është gërryerja e votës tl demokratëve të ndershëm, kurajozë, të cilët e refuzojnë S.Berishën për arsye se emri i tij ju ngjall ndjesi të hidhura për zhgënjimin që kanë pësuar mga korrupsioni dhe abuzimet e Berishës me besimin e tyre.

Por a e meriton Agron Shehaj këtë votë?

A e meriton dikush që në momentin më delikat dhe deciziv të betejës në PD për tu ndarë me korrupsionin dhe krimin, u rreshtua krahë tij?

A e meriton Agron Shehaj që dikur spikaste me akuzat për korrupsionin te Unaza e Re e një oligarku (B.Ulaj) dhe më pas i tradhëtoi opozitarët, tradhëtoi luftën e tij, dhe shkoi te padrinua politik që kishte zyrën te kulla e Oligarkut? Ka shtëpitë te pallati i këtij oligarku?

Si mundet? Dje akuzoje (me të drejtë) okigarkunsi bashkëpunëtorë të Ramës dhe Veliajt në maskaradën e Unazës së Re, dhe të nesërmen shkon te padrinua i këtij Oligarku… dhe papritmas Hesht! Nuk përmend më emrin e tij, aferat e tij, lidhjet e tij me pushtetin… përkundrazi promovohesh si politikan nga televizioni i tij!

Këtë e bën dikush që e ka pjesë integrale të tijin, akrabacitë imorale në politikë.

Dikush që dje (2017-2021) kërkonte vota për Lulzim Bashën kryeministër, dhe pas pak kohësh baltoste shumë ultësisht njeriun që i dha mundësinë të hynte në politikë, me gjuhën vulgare të oligarkëve dhe sekserëve mediatikë?!

Mundësitë edhe mund të blihen, sidomos në kur Mundësitë janë në formën e një partie, por e vërteta, koherenca, karakteri nuk blihen dot… ndaj janë aq të çmuara!

Agron mund të blesh kohë televizive dhe pse jo, edhe në foltore të kuvendit, të mbrosh CallCenterin tënd nga “sulmet e Edi Ramës” që çuditërisht kurrë nuk finalizohen por zhbëhen rrugës… mund edhe ta përdorësh atë kohë mediatike për të folur në fakt për sulmet represive që ju bëhen biznese të vogla, mesme, pushimet nga puna, mijërave demokratëve përse janë opozitarë me Ramën… bëj si të duash, fundja janë paratë e tua.

Por është krim, që me avujt e propagandës së shtrenjtë ta përdorësh për të trullosur qartësinë e demonratëve të ndershëm që në politikë kanë sakrifikuar dhe dhënë shumë, për një ideal, pa marrë përfitime mbrapsht.

Mund edhe ta vazhdosh këtë mision, që e nise haptazi sot, por të pret një përballje e fortë me disa të vërteta të hidhura!

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128