Lufta ndaj kriminalitetit ka nevojë për klimë normale politike, institucione të pavarura dhe guxim të reagimit të qytetarëve duke i refuzuar në masë si fenomene!
Kriminaliteti nuk luftohet vetëm me policë dhe prokurorë. Kur fenomenet e kriminalitetit depërtojnë thellë në në shoqëri nuk janë më vetëm çështje të sigurisë, por janë çështje të gjithë qytetarëve pa dallime! Lufta ndaj krimit të organizuar në Itali pati rezultate, kur qytetarët filluan të reagonin e të mos e pranonin!
Ngjarjet e vrasjes së Falcones e më vonë të Borselinos dëshmuan qartë sesa e rëndë ishte situata.
Fjalimet sidomos në ceremoninë mortore të Borselinos brenda në Kishë ishin shkëndijat e para që shoqëria duhet të reagonte!
Kriminaliteti në Shqipëri nuk luftohet vetëm me policë e prokurorë. Mbi të gjitha vendi ka nevojë për një atmosferë normaliteti politik.
Sa më shumë politika bëhet konfliktuale brenda llojit aq më shumë goditen institucionet e shtetit dhe aq më e rrezikshm bëhet klima e siguris dhe e rendit.
Me një situatë të tillë politike konfliktuale që ka vendi, bota kriminale fitoj terren dhe bëhet akoma më agresive. Gjithashtu qytetarët duhet të reagojnë për ngjarjet që rënda si dhe po ashtu duhet të reagojnë në mbështetje të drejtësisë. Shteti duhet të reagojë gjithashtu duke dëshmuar se forcë dhe ndëshkueshmëri. Forca e ligjit duhet të mbizotërojë në çdo cep të territorit të Republikës.
Nuk ka luftë ndaj kriminalitetit në vend nëse kemi një politikë që mbron pandëshkueshmërinë duke sulmuar çdo ditë institucionet e drejtësisë per halle personale!
Nuk mund të ketë luftë ndaj kriminalitetit nëse nuk ka institucione të forta dhe të pavarura të drejtësisë.
Nuk mund të luftohet kriminalitetit nga një klasë politike që është vetë subjekt i drejtësisë më pak dallime me ata të botës së krimit.
Nuk mund të ketë luftë ndaj kriminalitetit kur ndarja mes të mirës dhe të keqës është një fije floku!
Lufta ndaj krimit nga politika ose duhet të jetë e sinqertë dhe reale me distancime konkrete, ose është thjeshtë një hipokrizi që nuk e ndihmon rendin dhe sigurinë në vend.
Për të luftuar kriminalitetit duhet të rritet besueshmëria tek institucionet dhe kjo e fundit bëhet kur janë sinjale të qarta se janë të pavarura dhe se luftën ndaj krimit të organizuar e kanë çështje serioze.
Me rritjen e besueshmërisë së institucioneve, që politika duhet të rroj larg, rritet edhe guximi i qytetarëve për të reaguar e për t'a mos pranuar si fenomen!
Parlamenti i turpit
ide
Nëna ime Militante
Saliu godet kundërshtarët për ato që ai ka bërë vetë
Opozita heshti përsëri me turp për Buxhetin e 2025.
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128